Nga Blendi Gashi
Tetë vjet u mbushën nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosoës së pavarur, siç dhe Pavarësia mbushi tetë vjet dy muaj më parë. Por sot, si Pavarësia e si Kushtetuta, janë ndër arritjet më të diskutueshme të Kosovës, pasi as njëra dhe as tjetra, nuk e kanë dhënë efektin e duhur për ta bërë atë një shtet dinjitoz.
Kushtetuta ka qenë së fundi dhe ndër më të pranishmet në ligjërimin e përditshëm politik në kuadër të krizësë rëndë disamujore, pasi opozita e ka konsideruar firmosjen e Asocacionit të Komunave Serbe, ndryshe “Zajednicën”, si dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si shkelje të rënda kushtetuese nga ana e qeverisë.
E duke qenë njëherësh vend me një traditë të dobët demkratike, ku ligjet shkelen haptazi, edhe për Kushtetutën ekziston perceptimi se ajo sfidohet hapur, në radhë të parë nga politika, sidomos ajo në pushtet, e assesi nuk konsiderohet një “Roje” e ashpër e respektimit të ligjeve, siç dhe duhej të ishte.
Mjaft të përmenden në këtë rast strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, që hapur shkelin ligjet dhe Kushtetutën e vendit, pa qenë të mundura të mbrohen nga pushteti në Prishtinë, që gjithashtu, bën një shkelje kushtetuese, duke i lënë të bëjnë si të duan, me vendin, territorin e Kosovës, ligjet e saj, e padyshim dhe Kushtetutën.
Njohës të çështjeve të kushtetueshmërisë, por edhe ish drejtues të lartë të shtetit, thonë se akti më i lartë juridik i vendit fatkeqësisht po shkelet më së shumti nga vetë drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit, të cilët do të duhej të ishin shembull të zbatimit.
Po shkelet apo s’po shkelet?
Edhe pse faktet flasin se Kushtetuta është shkelur dhe po shkelet në vazhdimësi, mendim të cilin e shprehin edhe njohës të kushtetueshmërisë, presidenti i ri i vendit Hashim Thaçi thotë se në Kosovë është instaluar tradita e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj.
“Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë”, ka shkruar Thaçi në Facebook me rastin e Ditës së Kushteutës.
Por profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, i cili ka qenë edhe anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës, mendon se në Kosovë ende ka probleme të mëdha në zbatim e Kushtetutës. Ai në një prononcim për portalin tesheshi.com, ka thënë se Kushtetuta , akti politik dhe juridik më i lartë i shtetit, në vazhdimësi është shkekur nga vetë drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës.
“Pikërisht personat që kanë autorizime më të larta si kryetari i shtetit, kreu i kuvendit e qeverisë, janë ata që në raste të caktara nuk kanë përfill Kushtetutën, gjë që është e padobishme për vendin e shtetin tonë.
Qëllimet politike duhet të jenë në funksion të zbatimit më të mirë dhe korrekt të dispozitave kushtetuese. Qëllimi politik duhet të jetë në favor të zbatimit të Kushtetutës. Presidenti i ri qe ka dhënë betim të fortë se do t’i përkushothet zbatimit të kushteutës pa kurrfarë devijimi. Le të shpresojmë se do të jetë ashtu”, ka thënë Smaka.
Ekzekutivi, shkelësi më flagrant i Kushtetutës
Se institucionet kryesore në vend janë shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës e pranon edhe ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai në një prononcim për portalin tesheshi.com, thotë se edhe pse kanë kaluar tetë vite nga miratimi i Kushtetutës, zbatimi i saj ka hasur shumë vështirësi.
Sipas Krasniqit, vështirësia nuk po duket të jetë vetëm në zbatim, por edhe në interpretim, nga institucioni i krijuar enkas për interpretim korrekt.
“Nëse bëhet një renditje se kush janë shkelsitë më të mëdhenjë të saj, del të jetë institucioni për interpretimin e saj- Gjykata Kushtetuese e pas saj vien institucionet më të larta të shtetit. Ndërsa ekzekutivi është përgjegjesi kryesor për mbrojtjen e tërësisë territoriale e në anën tjetër është shkelësi më flagrant i saj, natyrisht jo vetëm për bisedimet politike të Brukselit dhe marrëveshjen e dëmshme të 19 prillit 2013 e atë të 25 gushtit 2015. Qeveria është fajtore edhe për mos shtrurjen e sovranitetit në tërë territorin e saj”, thotë ish kryekuvendari Krasniqi për tesheshi.com.
Njohësi tjetër i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë për mediat se Kushtetuta është një akt i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, i cili nuk ka qenë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e Kosovës.
“Kjo kushtetutë më shumë ka prodhuar probleme, kriza dhe efekte negative se sa pozitive. Baraliu madje thotë se kjo kushtetutë në asnjë dimension, nuk është dëshmuar se është instrument dhe mekanizëm i duhur dhe si e tillë ka vazhduar të shkelet çdo ditë, jo vetëm nga personat fizik, por dhe nga institucionet e vendit”, ka deklaruar Baraliu.
Qytetarët: Kushtetuta s’po zbatohet, Mitrovica e Veriut dëshmia më e mirë
Edhe qytetarët shprehin mendim të njëjtë me njohësit e lëmit kushtetues, pasi thonë se Kushtetuta nuk po zbatohet nga vet liderët e vendit, por sidomos nuk po gjen zbatim në veri të Mitrovicës.
“Kushtetuta po shkelet çdo ditë nga klasa politike në Kosovë, pra nga ata persona që çdo ditë bëjnë thirrje se duhet të zbatohet”, thotë qytetari Sami Avdiu nga Prishtina.
Edhe studenti i juridikut, Drilon Kastrati, shprehet i brengosur për moszbatimin e Kushtetutës, sidomos në pjesën veriore të vendit.
“Kushtetuta nuk po zbatohet si duhet, ashtu si kanë dhënë premtime. Dëshmia më e mirë është Mitrovica e Veriut ku banorët shqiptarë nuk mund të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre. Janë serbët që e bëjnë ligjin atje”, ka thënë Kastrati.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. E hartuar mbi bazat e planit të Martti Ahtisaarit, ajo cilësuar ndryshe edhe si Kushtetutë e kompromisit. /tesheshi.com/