Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e vetting-ut.
Institucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit ka miratuar kërkesën e PD-së duke rrezikuar vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjyqtarët kanë diskutuar kërkesën e parë të PD-së që ka qenë pezullimi i ligjit të vetting-ut deri sa të shqyrtohet ligji në themel.
Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshton si antikushtetues disa dispozita të tij.
Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar së pari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues. /tesheshi.com/