Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kush ja ka marrë iftaret ish-n/kryetarit të KMSH-së?!

Imami i mllefosur me politikën, dikur të tjerë ishin të mllefosur me të!

by te Sheshi
12/04/2023
in Kritikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kush ja ka marrë iftaret ish-n/kryetarit të KMSH-së?!

Një status i ish-n/kryetarit të KMSH-së, Gazmend Aga, i servirur dhe si lajm nga disa media, denonconte dhe me jo pak mllef, politikën mbi iftaret që ajo shtron gjatë Ramazanit.

I referohet politikës në përgjithësi e jo pushtetit në veçanti, duke qenë i kujdesshëm në këtë pikë.

Aga pretendon se politika jua ka rrëmbyer iftarin muslimanëve, duke qenë tejet patetik në qasje mosdakortësie:

“Na keni marre gjithcka. Mos na e merrni edhe iftarin te pakten.

Na lini dicka ku nuk jeni ju. 

Na lini vetem ne kete muaj te reflektojme e adhurojme Zotin tone.

Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.

E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote.

Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret.

Bravo ju qofte!”, është ajo çfarë shkruan Aga.

Me një lexim të thjeshtë, literal, të ngjan se ka të drejtë. Por është thjesht një qasje rudimentare, pa pikë urtësie, apo ndryshe pa asnjë lloj hikmeti siç i thonë në gjuhë fetare.

Autori ngre murre dhe aty s’e ekzistojnë. Çështja e iftareve të shtruara nga politika është ekskluzivisht çështje e atyre që janë kompetentë në dije fetare; pra në duhet të pranohet ftesa apo jo.

Në një kontekst tjetër, Kosova fjala vjen ia ka zili Shqipërisë nga fakti se në Shqipëri politika e respekton dhe e sajdis komunitetin e besimtarëve muslimanë, gjë që në Kosovë duket ende shumë e largët.

Nëse gjykojmë ngushtësisht, duke e interpretuar shtrimin e iftareve nga politika në mënyrë sempliste, si nevojë për vota, mundet dhe ta vësh në diskutim përgjigjen me “po” ose “jo” ndaj ftesës së tyre për vaktin e njohur të Ramazanit, por kur sheh që muslimanët janë sot kudo, në çdo pore të shoqërisë, përfshirë dhe nivelet e ndryshme shtetërore dhe institucionale, duke bërë që kësisoj adetet e tyre fetare të bëhen krejt të natyrshme dhe për atë pjesë të shoqërisë që janë të ndryshëm nga ata, iftaret e shtruara nga politika vijnë krejt natyrshëm.

Nuk besohet se fjala vjen, imami Aga, tashmë në SHBA si i tillë, do refuzonte ndonjë ftesë për iftar nga Shtëpia e Bardhë, paçka dhe zullumeve nga politika amerikane ndaj sa e sa popujve, për më tepër muslimanë. Ndaj ka një paradoks këtu. Së paku sot, bashkësia muslimane në Shqipëri nuk ka asnjë problem që i vjen nga politika në kontekste fetare. Më pas, gjykimet se si është kjo politikë, sa e poshtër e zullumqare në aspekt qeverisës, është një çështje që teorikisht nuk do ketë zgjidhje kurrë. Sado të avancojë e zhvillohet Shqipëria, politika e saj është e dënuar të jetë e keqe, zullumqare. Dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri; ndodh dhe në Amerikën ku jeton Aga, një vend jo me pak mëkate historike apo globale.

Ndërkohë, siç thonë të afërt me Agën gjatë kohës kur ishte zyrtar KMSH-je, edhe ai vetë ka qenë i pranishëm në iftaret e shtruar nga politika. Pra nuk është se ka lënë një shembull apo një model refuzimi moral të tyre.

Në një tjetër qasje, Agës që është i mllefosur me politikën në Shqipëri, me shkak iftaret ose jo, i duhet kujtuar që dhe të tjerë kanë qenë të mllefosur me të kur ai ka qenë njeri me pushtet, si nr. 2 i Komunitetit Musliman Shqiptar. Nuk kanë qenë të kënaqur me të, nga puna e tij, me të drejtë ose me të padrejtë, dhjetra e dhjetra besimtarë të thjeshtë a prijës fetarë në bazën e besimit, te jeta fetare e xhamive, të cilët ende nuk shohin një KMSH të denjë për ta, në aspekte të ndryshme të jetës besimore. Kështu ndodhte dhe kur udhëhiqte Aga, nga i cili nuk buroi diç ndryshe si frymë a praktikë që të meritonte vlerësime e konsiderata, si një ndryshues rrjedhe për mirë.

Ndaj këtu është rasti për t’i kujtuar atij dhe të gjithë atyre që shohin vetëm djallin te politika, ligjësinë e zbritur nga Zoti në një ajet kuranor se si përmisohet e rregullohet një gjendje shoqërore, duke nisur nga vetja:

“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata ndryshojnë vetëveten”.             

P.S. Iftaret që shtron politika, janë ndryshe dhe një urë mes dy domeneve, që nëse njëri(politika) u qaset me hipokrizi a abuzivisht, domeni tjetër, ai fetar, le ta shfrytëzojë si shans për t’ja përcjellë politikës të vërtetën e madhe të saj, më saktë se ç’është Islami, feja e Zotit, se si ajo ia hap mendjen e butëson zemrën njeriut, se si e përgatit atë për takimin e pashmangshëm me Zotin, për të dhënë llogari se ç’bëri me jetën që iu dhurua. Këtë s’ta merr askush; cështja është sa i aftë je ta japësh! /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Pozicioni i Françeskut për zhdukjen e një vajze nga Vatikani 40 vjet më parë

Pozicioni i Françeskut për zhdukjen e një vajze nga Vatikani 40 vjet më parë

Katar: Sulmet në Al-Aksa, provokim për dy miliardë muslimanë në Ramazan

Katar: Sulmet në Al-Aksa, provokim për dy miliardë muslimanë në Ramazan

Karburanti tjetër që armiqtë e Rusisë blejnë nga Rusia

Karburanti tjetër që armiqtë e Rusisë blejnë nga Rusia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni