Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Procesi që pritet të nis javën e ardhshme

by te Sheshi
01/04/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Ish-kreu i UÇK-së e njëherësh ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një hero në mesin e një pjese të ishbashkatdhetarëve të tij për udhëheqjen e kryengritjes kundër qeverisë serbe në vitet 1998-99. e cila përfundimisht çoi në pavarësinë e Kosovës, del të hënën para gjykatës në Hagë për krime të dyshuara lufte.

Në nëntor 2020, Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, me seli në Hagë, e paditi Thaçin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai akuzohet për përndjekje, vrasje, torturë, zhdukje me forcë dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës për pavarësi në 10 pika të aktakuzës.

Ish-presidenti 54-vjeçar dha dorëheqjen si kreu i shtetit menjëherë pas aktakuzës dhe u raportua në njësinë e paraburgimit të gjykatës në Hagë. Tre nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke përfshirë dy ish-kryetarë të parlamentit, Rexhep Selimi, Jakup Krasiniqi dhe Kadri Veseli, përballen me të njëjtat akuza.

Gjykata Speciale për Kosovën ka për qëllim të hetojë krimet e supozuara të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000. Ndërsa luftimet u qetësuan dhe forcat serbe u tërhoqën për shkak të bombardimeve të NATO-s, Thaçi e ndërroi uniformën e tij ushtarake komanduese me një kostum dhe kravatë blu dhe hyri në politikë.

Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, ai ishte kryeministër dhe në vitin 2016 u bë president. Në prag të fillimit të gjyqit, në mbarë Kosovën u shfaqën postera me fotografi të Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Veseli, me shkrimin “Heronjtë e luftës dhe të paqes”.

Të dielën është paralajmëruar një protestë në Kosovë në mbështetje të ish-mbrojtësve të UÇK-së. Por, nga ana tjetër, ka nga ata që shpresojnë se gjyqi është shansi i fundit për të mësuar se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Në mesin e tyre është edhe Olgica Bozaniç, e cila ende po përpiqet të zbulojë se çfarë ka ndodhur saktësisht me vëllezërit e saj, Todor dhe Llazar Kostiç, eshtrat e të cilëve u gjetën në një varr masiv në perëndim të Kosovës në vitin 2005.

Ai varr masiv mbulohet nga një aktakuzë. “Ne e dimë nga deklaratat e dëshmitarëve se ata u morën nga fshati me burra të tjerë në korrik 1998 dhe se ata u torturuan. Por ne nuk e dimë se kur dhe si u vranë, ndoshta detajet do të dalin në gjyq,” tha Bozaniç.

Nga ana tjetër, lobuesi kryesor te bashkësia ndërkombëtare që Thaçi është i pafajshëm, është kryeministri Rama. Jo vetëm për të, Rama e ka shndërruar në kredo politike avokatinë mbi ish-udhëhëeqjen e UÇK-së që ndodhet në Hagë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

Pse britanikët nuk e duan këtë grua në krye të NATO-s?

Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

Kur në Shqipëri alkooli ndalohej me ligj

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni