Pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve befasojnë në çdo moment.
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.
Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit. Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro. Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove, shkruan shqiptarja.com
Gjatë të njëjtës periudhë, Mirela dhe Neshat Fana po shlyenin një tjetër kredi për blerje apartamenti, me sipërfaqe 127 m2, me vlerë 170 mijë euro. Gjatë vitit 2012, bashkëshorti i ish-gjyqtares, z. Neshat Fana deklaron gjithashtu 60 619 euro detyrime të papaguara për blerje makinash si dhe 20 mijë euro detyrime të papaguara ndaj një kompanie.
Në të njëjtin vit kalendarik, Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat. Ata deklarojnë gjithashtu edhe 30 mijë euro të ardhura në vit nga qira e apartamentit, me sipërfaqe 143 m2, në Tiranë. Në vitin 2013, Neshat Fana deklaron 80 mijë euro të ardhura nga kompania 2F-Grup shpk, kohë në të cilën ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2014, deklaron 3 880 000 lekë të ardhura si avokat, 70 mijë euro nga biznesi dhe 1 497 785 lekë pagë nga Shkolla e Magjistraturës. Në vitet në vazhdim çifti vijon të blejë pasuri të paluajtshme, ndërsa zonja Fana e ka argumentuar dorëheqjen para se të vepronte ligji i Vetingut, me përkushtimin jetës akademike.
Pasuria e Mirela dhe Neshat Fanës ndër vite
Viti 2012
Paga dhe shpërblime si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 680 672 lekë.
Interesa bankare 917 438 lekë
Qira apartamenti në vlerën 30 000 euro me sipërfaqes 143 m2 në Tiranë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna si avokat 198 000 euro.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga biznesi 200 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga shitja e makinës 145 474 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 323 177 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 50 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 20 000 euro ndaj shoqërisë Zbogoja-ja shpk, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime të papaguara në vlerën 60 619 euro ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Detyrime të paguara në vlerën -120 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -40 899 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime të paguara në vlerën -56 410 euro ndaj Tirana Leasing për blerje makinash.
Viti 2013
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna si avokat 720 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana paga pranë Shkollës së Magjistraturës 958 697 lekë.
Bashkëshorti z.Neshat Fana honorare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë 126 000 lekë.
Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga 2F-Grup shpk shpk 80 000 euro.
Vajza zonja Kristilda Fana paga në Presidencë 342 609 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 312 343 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të papaguara në vlerën 20 000 euro ndaj shoqërisë Zbogoja-ja shpk, pjesë e regjimit martesor.
Detyrime të paguara në vlerën -50 000 euro për një apartament me sip. 127 m2 dhe çmim blerje 170 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -33 876 euro për kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Viti 2014
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshorti, të ardhura nga zyra e avokatisë, 3 880 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga tërheqja nga 2F-Grup shpk, 70 000 euro.
Bashkëshorti, të ardhura si dhuratë nga babai, pas vdekjes, 2 500 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga dhe honorare nga Shkolla e Magjistraturës, 1 497 785 lekë.
Vajza, të ardhura nga puna në institucionin e Presidentit të Republikës, 596 031 lekë.
Vajza, të ardhura nga puna si pedagoge në Universitetin “Beder”, 12 000 lekë.
Djali, të ardhura nga puna në Phoenix-Petrolium sha, 492 132 lekë.
Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 2 084 122 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 830 548 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 140 977 lekë.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 842 euro.
Bashkëshorti, detyrim për shlyerje kredie ndaj Tirana-leasing sha, detyrimi financiar i pashlyer, 54 932 euro.
Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 679 lekë.
Vajza, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 260 273 lekë.
Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 92 960 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë.
Të ardhura mësimdhënie në Universitetin Luarasi 139 046 Lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.
Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.
Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin BEDER 40 000 lekë.
Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.
Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.
Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.
Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.
Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.
Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.
Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.
Bashkëshorti paguar në universitetin e Neë York Tirana 3 250 euro për shkollim të vajzës.
Bashkëshorti ka blerë një Livadh në Himarë me 2000 m2 çmim 600 000 lek.
Bashkëshorti ka paguar 30 606 euro dhe 48 500 lekë për një detyrim hua leasing ku në 31 dhjetor 2015 i mbeten për të shlyer edhe 28 825 euro.
Bashkëshorti ka paguar tatim mbi fitimin pranë drejtorisë së tatimeve Tiranë, të prapambetur nga 2014 në vlerën 3 580 849 lekë. /tesheshi.com/