“Bilanci i të larguarve nga Vettingu, i ngjason një blanci lufte!” – është kjo thënia që kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ia dedikoi procesit më të diskutueshëm të Reformës në Drejtësi.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj, duke iu thënë atyre se “ëë në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës”.
“Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, ishte më pas ajo çfarë tha Ibrahimi. /tesheshi.com/