Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua me drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec, si dhe dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.
“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, u tha atyre Kurti. Ndaj, ai theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE.”