Pak pasi kreu homazhe për të ndjerën Nexhmije Pagarusha, kryeministri Albin Kurti shpalosi një vizion bashkëpunues me presidentin Thaçi. Sipas tij, me kreun e shtetit duhet bashkëpunuar sidomos në politikën e jashtme.
“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha Kurti.
Këto deklarime të tij vijnë pak pas një interviste ku ai tha se në dialogun me Beogradin duhet të jetë vetëm ai e jo të dy. /tesheshi.com/