Kryeministri Kurti vizitoi në spital një prej policëve tyë plagosur në ngjarjen e rëndë të mesnatës në Leposaviq, ku nga të shtëna të grupeve kriminale serbe mbeti i vrarë polici Afrim Bunajku nga Vushtrria.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, shkruan Kurti. /tesheshi.com/