Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha referuar Thaçit, se “Presidenti me një përpjekje të egër, po mundohet që vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët, ta mbyllë më një dekret antikushtetues, ku po përpiqet të përjashtojë partinë më të votuar”.
Ky reagim pason aksionin e Thaçit për të mandatuar dikë jashtë VV-së për kryeministër të ri të Kosovës, pas rrëzimit të Kurtit me mocion mosbesimi, që me gjasë do jetë nga LDK.
“Thaçi sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurti.
Sipas tij, “Presidenti në Republikën demokratike është figurë pasive politike dhe jo aktive”. /tesheshi.com/