I dërguari amerikan Grenell ka pohuar sërish se ai kurrë nuk ka folur për këmbim territoresh, si reagim ndaj pretendimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë gjë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Tëitter.
Nga ana ana tjetër, Kurti deklaroi se “Grenell ka qenë kaq agresiv në përpjekjen për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mund të japë një fitore politike për Trump, dhe në kontrast me paraardhësit e tij BIll Clinton, George Bush, dhe Barack Obama”.
Sipas tij, “negociatat janë rrëmbyer nga Grenell”. /tesheshi.com/