Për kryeministrin Kurti, paqja në Kosovë nuk duhet marrë e mirëqenë.
Në konferencën e Federatës së Paqes Universale, me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ai përmendi rreziqet që po i kanosen asaj.
“Paqja në rajonin tonë dhe sidomos në Kosovë është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë. Është dashur të luftohet dhe përpiqemi vazhdimisht për të.
Me rreziqet qe po i kanoset Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes kudo në botë është evidente.
Paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë por është edhe një punë që realizohet nga brenda. Këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për të ndërtuar dhe forcuar paqen”, tha i pari i qeverisjes kosovare.