Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kurthi i Tukididit: a do të fillojnë luftën Amerika me Kinën?

by te Sheshi
03/11/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kurthi i Tukididit: a do të fillojnë luftën Amerika me Kinën?

Çështja e madhe e politikës së jashtme shqetëson Uashingtonin.

Ende nuk është verifikuar por pas tensionimit të skajshëm të marrëdhënieve gjatë kësaj vere, ka nga ata analistë që mendojnë se Shtetet e Bashkuara mund të nisin luftën me Kinën. Korrikun e këtij viti, një anije luftarake amerikane lundroi brenda hapësirës prej 22.2 kilometrash në afërsi të Tritonit, ishullit të vogël të pushtuar nga kinezët në detin e Kinës së Jugut. Duke përdorur “lirinë e lundrimit”, anija kaloi përmes ujërave të diskutueshëm nga pikëpamja territoriale për t’i treguar Kinës se të tjerët nuk i pranojnë pretendimet e saj territoriale. Operacione të tilla e tërbojnë Kinën. Por  ato nuk kanë sjellë ende përplasjen e dy superfuqive. Deri tani.

Graham Allison, akademik i Harvardit mendon se bota e nënvlerëson rrezikun e një përplasjeje katastrofike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kur një fuqi në rritje sfidon atë që ka pushtetin, shpesh pason masakra. Tukididi, historian antik, shkruante për luftën e Peloponezit të viteve 431-404 përpara erës sone se “ishte ngjitja e Athinës dhe frika që kjo kishte frymëzuar në Spartë që e bëri atë luftë të pashmangshme”. Allison ka shqyrtuar rastet e 16 rasteve të ngjashme që nga shekulli i 15-të. Të gjitha përveç katër të tillave përfunduan në luftë. Allison nuk thotë se lufta midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është e pashmangshme, por ai mendon se “ka më shumë gjasa që po”.

Ky përfundim alarmant mbështetet nga shumë në Uashinton, ku libri i Allison ka krijuar debat. Kështu që ia vlen të shqyrtohet mënyra e tij e të argumentuarit.

Amerika ka formatuar një set rregullash globale që i leverdisin. Kina ka vlera të ndryshme dhe interesa të ndryshme me të cilat do të donte që të përshtaten të tjerët. Mosmarrëveshjet janë të pashmangshme.

Lufta do të ishte katastrofike për të dyja palët, por kjo nuk do të thotë se s’mund të ndodhë. Askush nuk e dëshironte luftën e parë botërore e megjithatë ajo shpërtheu, falë një seri llogarish të bëra keq.

Bashkimi Sovjetik dhe Amerika e shmangën luftën frontale, por ato iu afruan shumë. Gjatë krizës kubane të raketave në vitin 1962, kur sovjetikët u përpoqën të trafikonin raketa bërthamore drejt Kubës, 145 kilometra larg nga Florida, janë të regjistruara të paktën dhjetëra thirrje që mund të kishin sjellë luftë. Kur anijet amerikane hodhën eksplozivë rreth nëndetësve sovjetike për t’i detyruar ato të ngjiteshin në sipërfaqe, një kapiten sovjetik mendoi se ishte sulmuar dhe gati lëshoi torpedot e tij bërthamore. Kur një avion spiun amerikan fluturoi në hapësirën ajrore sovjetike, Nikita Hrushovi, lideri sovjetik, u shqetësua se Amerika po caktonte objektivët për një goditje të parë bërthamore. Nëse ai do kishte vendosur ta parandalonte, do të kishte pasuar lufta e tretë botërore.

Kina dhe Amerika mund të përfshihen në luftë në disa mënyra, argumenton Allison. Ngërçi në lidhje me Tajvanin mund të përshkallëzohet. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të vdesë pa një trashëgimtar të dallueshëm, duke nxitur kaos. Forcat speciale amerikane dhe ato kineze mund të nxitojnë drejt Koresë së Veriut për të marrë në sigurinë e tyre armët bërthamore dhe të përplasen. Një sulm i madh kibernetik kundër rrjeteve ushtarake amerikane mund të bindë se Kina po përpiqet të mashtrojë forcat e tyre në Paqësor. Veprimet kundërpërgjigjëse të Amerikës me synim paralajmërimin e Kinës për të qëndruar larg mund të kenë efektin e kundërt.

Nëse supozohet se Amerika dëmton murin e madh të Zjarrit të Kinës, në shenjë paralajmërimi, dhe Kina e sheh këtë si përpjekje për të rrëzuar qeverinë e saj? Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Allison ngre shqetësimin se madje edhe një luftë tregtare mund të kthehet në një luftë të armatosur.

Ai ka të drejtë që Trump është frikshëm injorant në lidhje me kryerivalen globale të Amerikës dhe se të dyja palët duhet të punojnë fort për të kuptuar njëra-tjetrën. Por, teza e përgjithshme e Allison është tepër e zymtë. Liderët e vendeve mund të marrin tone nacionaliste në debatin e brendshëm, por ata kanë treguar shenja të pakta oreksi për aventurizëm ushtarak jashtë territorit. Po, ngushtica e Tajvanit dhe deti i Kinës Jugore janë të rrezikshëm. Por në kundërshtim me fuqitë e mëdha të së kaluarës, Kina nuk ka dëshirë të ndërtojë një perandori shumë-flamujshe. Dhe gjithë shembujt e marrë nga Allison janë nga koha kur nuk ishin shpikur armët bërthamore. Kina dhe Amerika kanë mjaftueshëm prej tyre për të shkatërruar botën. Vetëm kjo i redukton në mënyrë ekstreme gjasat për luftë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit
Bota & Rajoni

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri
Ballkani

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Kryesore

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Next Post
Raporti: Ja si po e sulmon Moska shtetësinë e Kosovës

Raporti: Ja si po e sulmon Moska shtetësinë e Kosovës

Ngatërron kungullin me bombë, gjermani alarmon policinë

Ngatërron kungullin me bombë, gjermani alarmon policinë

Skaf-patentat e Tahirit: si kanë rënë ligjet e propabilitetit në koinçidenca…

Skaf-patentat e Tahirit: si kanë rënë ligjet e propabilitetit në koinçidenca…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni