Thatësira e pazakontë e kësaj vere i ka futur në hall të madh fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre po shohin t’u shkojë dëm mundi, pasi kulturat e mbjella po iu thahen për një pikë ujë.
Kështu ndodh dhe më Gjet Lalën në Shullaz të Kurbinit.
Por tek ky ka një ndryshim, sepse krejt çuditshëm, njëri nga bimët misërore i ka dalë me 8 kallinj, një gjë e pazakontë.
Ai këtë e rrëfen me krenari dhe pezmatimin për tharrjen e të mbjellave po ia zbut disi kjo çudi e bahçes së tij. /tesheshi.com/