Urimi i Berishës për Kurban Bajram ka pothuajse zero simbol vizual islam. Në foton e zgjedhur, ai shfaqet vetë me në krah dy flamuj që përcjellin mesazh atdhetaro-politik e aspak fetar.
Pos kësaj, në urim, ai ka potencuar natë “Kurban Bajrami” ku në fakt kremtimi është ditën.
“Gëzuar natën e bekuar të Kurban Bajramit!”, ka qenë urimi i thatë i ish-kryeministrit që aspiron sërish pushtetin, i cili kohët e fundit, prej një hatërmbetjeje politike me disa muslimanë në PD që zgjodhën të mos ishin krah në betejën e brendshme me Bashën, i sulmoi ata dhe fetarisht duke i cilësuar hipokritë. /tesheshi.com/