Falja simbol e Kurban Bajramit në Tiranë, ajo me udhëheqjen e kreut të KMSH-së Bujar Spahiu, u krye te Xhamia e Kokonozëve te Pazari i Ri. Aty, u plotësuan të gjitha masat anti-virusale, si maskë e distancim social.
Spahiu përcolli urimin e rastit, duke thënë se “sot duhet t’i jemi Zotit mirënjohës që të gëzojmë dhe të tjerët me këtë festë me shpërndarjen e kurbanit. Kjo nënkupton dashurinë dhe gatishmërinë e myslimanëve për të qenë aty në nevojë”.
Kujtojmë se dhe në Bajramin e dy muajve më parë, atë Fiter, falja simbol u krye te Kokonozët.
Nga ana tjetër, në Kosovë janë pezulluar për dhjetë ditë të gjitha faljet kolektive, përfshirë dhe Kurban Bajramin. Kjo, për shkak të situatës së rëndëuar epidemike. /tesheshi.com/