Një grup të rinjsh në Prishtinë kanë shpërndarë Kur’an-ë falas në sheshin “Zahir Pajaziti”, një aktivitet që përkon me “Natën e Kadrit” në konceptin kalendarik.
Sipas mendimin islam, pikërisht në këtë natë të bekuar Zoti ka zbritur Librin e Tij si udhërryfyes për njerëzimin, kumtuar më pas për 25 vite me radhë nga Profeti Muhamed.
Shpërndarja e Librit të Shenjtë është shoqëruar dhe me këndim versetesh nga ana e disa studentëve, protagonistë në këtë aktivitet.
“Ky popull është i etur për ta mësuar fenë e Zotit”, tha kreu i kësaj iniciative, Artan Jashari, duke dhënë shifrën e 500 kopjeve të dhuruara të Kur’anit. /tesheshi.com/