Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur të rritem, do të bëhem… :jetojnë si refugjatë por ëndërrojnë të bëhen dikushi (FOTO)

by te Sheshi
03/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Kur të rritem, do të bëhem… :jetojnë si refugjatë por ëndërrojnë të bëhen dikushi (FOTO)
27
SHARES

Pavarësisht situatës ku e gjejnë veten, në kampe refugjatësh apo të larguar nga vendlindja, fëmijët që janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Siri e që tashmë jetojnë në vendet fqinje me të, ëndërrojnë si të gjithë fëmijët në botë për atë që mund t’i rezervojë e ardhmja. Në një projekt të financuar nga IRC dhe të realizuar nga fotografja Meredith Hutchison duket qartë se fëmijët sirianë kanë shumë shpresë dhe ëndërrojnë të bëhen dikushi në të ardhmen e tyre.

Kështu, vajzave që jetojnë në kampin e refugjatëve Zaatari ose në Mafraq në veri të Jordanisë iu kërkua të diskutojnë për qëllimet e tyre dhe të imagjinojnë të ardhmen personale e jetën profesionale. Shumë prej tyre kishin përvojë të drejtpërdrejtë në konflikt. Secila nga vajzat projektoi dhe bëri “regjinë” e fotografisë përfaqësuese, të cilat u realizuan në mjedise pune, kështu që vajzat të mund të takonin njerëz realë në hapat e të cilëve do të donin të ecnin në të ardhmen.

Këtë javë në Londër, do të mbahet konferenca në mbështetje të Sirisë ku do të adresohen edhe disa nga problemet me të cilat përballen këta fëmijë. Fotografitë tregojnë se fëmijët do të jenë ata që një ditë do të rindërtojnë Sirinë. Komuniteti ndërkombëtar gjendet përballë përgjegjësisë për të gjetur mundësi për arsimimin e tyre në mënyrë që konflikti të mos u vjedhë të ardhmen fëmijëve.

foto 1Haja, 12 vjeç, astronaute e ardhshme

“Që kur nisëm të studionim sistemin diellor në shkollën fillore, kam dashur të bëhem astronaute. E imagjinoja veten lart në qiell, duke zbuluar gjëra të reja.

Më pëlqen të jem astronaut pasi më lejon të shoh botën nga një kënd i ri. Në këtë shoqëri, rruga ime nuk ishte e lehtë – shumë njerëz më thonin se një vajzë nuk mund të bëhet astronaute.

Tani që e kam arritur qëllimin tim, do t’u thoja vajzave të reja me qëllime të mos ndjehen të frikësuara, të flasin me prindërit për atë që duan dhe përse, që gjithmonë të kenë besim dhe të dinë se ku duan të shkojnë”

foto 15Fatima, 11 vjeç, kirurge e ardhshme

“Në këtë fotografi, po shqyrtoj grafinë e një pacienti për të parë se çfarë ia shkakton dhimbjen në gjoks.

Në këtë pikë të jetës, jam një kirurge e respektuar në rajon. Trajtoj shumë pacientë, por pacienti për të cilin kujdesem më shumë –që më drejtoi të bëhem një doktoreshë- babai im, që ka shumë probleme shëndetësore. Të jem në gjendje të ndihmoj tim atë, më bën të ndihem e fortë, e fuqishme dhe e zonja”.

foto 3Muntaha, 12 vjeç, fotografe e ardhshme

“Që kur isha vajzë e vogël, më pëlqentë të nxirrja të tjerët në fotografi. Më pëlqente të shkoja në aktivitete të ndryshme dhe të dokumentoja atë që ndodhte – si të mirat ashtu edhe të këqija. Tani, si një fotografe profesioniste, i përdor fotografitë e mira për të frymëzuar shpresë tek të tjerët – të inkurajoj dashuri dhe mirëkuptim”.

foto 4Malack, 16 vjeç, police e ardhshme

“Kam dashur gjithnjë të jem police, për shkak se policia jo vetëm i bën njerëzit të ndjehen të sigurtë, por edhe krijon drejtësi në shoqëri. Çdo ditë unë zgjohem, shkoj në rajonin e policisë dhe më pas dal në qytet për të parë se çfarë ndihme mund të jap. Unë gjithashtu punoj për të frymëzuar vajza të tjera të bëhen police – duke i mbështetur ato të ëndërrojnë për të ardhmen e tyre dhe të mendojnë sesi mund t’i tejkalojnë pengesat”.

foto 5Fatima, 16 vjeç, arkitekte e ardhshme

“Kam dashur gjithnjë të bëhem arkitekte. Kur isha e vogël, njerëzit më thoshin se kjo nuk është një ëndërr e realizueshme ëpr një grua, dhe ata më inkurajonin të merrja një profesion më ‘femëror’.

Por unë ëndërroj vazhdimisht që të dizenjoj shtëpi të bukura për familjet, dhe ndërtesa që sjellin gëzim tek njerëzit. Tani që e kam arritur vizionin tim, shpresoj të jem një model për vajzat e tjera – duke u treguar se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga ëndërra jote – pavarësisht se çfarë thonë të tjerët”.

foto 6Wissam, 15 vjeç, farmaciste e ardhshme

“Fqinji ynë në Siri kishte një farmaci dhe kur isha e vogël, shkoja atje dhe ndihmoja. Kur nisi lufta, e pashë sesi ky farmacist ndihmonte të plagosurit. Kur pashë këtë gjë, e dija se është një punë e rëndësishme dhe se çfarë doja të bëhesha.

Tani që jam një farmaciste, e shoh veten si një model për vajzat dhe një lidere që ndryshon botën”

foto 7Rama, 13 vjeç, doktoreshë e ardhshme

“Duke ecur rrugëve kur isha e vogël në Siri apo Jordani, takoja shumë njerëz që vuanin nga sëmundje apo plagë, dhe gjithnjë kam dashur të kem fuqinë dhe aftësinë për t’i ndihmuar.

Tani, si një doktoreshë e zonja në komunitetin tim, e kam këtë aftësi. Të lehtësosh dhimbjen e dikujt është aspekti më i bukur i punës sime. Të kem mundësi t’i lehtësoj dhe t’i bëj të buzëqeshin, kjo është ajo që dua më shumë”.

foto 8Nour, 18 vjeç, avokate e ardhshme

“Dua që ta marrë fund dhuna ndaj grave. Unë dua që gratë të jenë në gjendje të marrin vendime për komunitetin dhe të thonë mendimin e tyre pa frikë. Dua që shoqëria jonë të jetë e hapur dhe të ketë hapësirë që gratë të jenë ato që duan të jenë. Kjo është arsyeja pse vendosa të bëhem avokate.

Kur isha e vogël, nëna më tha se isha e guximshme dhe e besueshme dhe se mund të bëhesha një gjyqtare që lufton padrejtësinë. Ndoqa këshillën e saj dhe tani jam në avokate e respektuar që punon për të drejtat e grave dhe mbron ato që janë viktimë e dhunës në familje”.

foto 9Sarah, 15 vjeç, modeliste e ardhshme

“Në të ardhmen, jam një modeliste e famshme – që krijon veshje shik për gratë dhe që i bën ato të ndihen elegante. Unë dizenjoj veshje normale për ditën që kombinojnë materiale të buta dhe të forta, si dhe veshje formale apo veshje nusesh”.

foto 10Nesrine, 11 vjeç, police e ardhshme

“Pashë një grua police për herë të parë kur isha 11 vjeç – më përpara nuk e mendoja si lloj karriere. Në atë moment të jetës sime, nuk shkoja as në shkollë- nuk kisha ndonjë interes. Por kur vendosa që kjo ishte ëndërra ime, studiova shumë dhe e ndoqa atë.

Tani jam një police, ndihmoj shumë njerëz që janë në rrezik apo në telashe dhe inkurajoj vajzat e reja të ndjekin arsimin që të mund të arrijnë qëllimet e tyre”.

foto 11Merwa, 13 vjeç, piktore e ardhshme

“Në këtë fotografi, jam një piktore e famshme, duke punuar për një peizash me bojëra vaji. Kur isha më e vogël, piktura ishte një hobi por ndërsa rrietsha, pashë se kisha shumë talent dhe shkova në një shkollë arti.

Tani, kam galerinë time ku shes piktura dhe skulptura. Shpresa ime është se veprat e artit të frymëzojnë paqe në botë dhe të inkurajojnë njerëzit të jenë të mirë me njëri-tjetrin”.

Amani, 10 vjeç, pilote e ardhshme

“I dua aeroplanët. Edhe përpara se të shihja një aeroplan, e dija se dëshiroja të bëhesha pilote. Fluturimi është një aventurë e këndshme.

Kur isha e vogël, vëllai im gjithnjë më thoshte se një vajzë nuk mund të bëhet pilote, por thellë unë e dija se kjo ishte ajo që doja të bëja.

Përfundova studimet dhe gjeta një mënyrë për të hyrë në shkollën e pilotimit. Tani, jo vetëm jetoj ëndërrën time, por dua gjithashtu të ndihmoj njerëzit që të udhëtojnë, të shohin botën dhe të zbulojnë vende të reja”.

foto 13Bassima, 17 vjeç, shefe kuzhine

“Gjithnjë kam pasur kënaqësi nga të gatuarit. Kur isha e vogël, shpenzoja shumë kohë në kuzhinë me nënën- duke mësuar sesi të krijoja pjata të ndryshme. Isha vërtet shumë e mirë.

Tani si shefe kuzhine, kamë restorantin tim ku krijon menynë dhe një dyqan kur prodhoj dhe shes prodhime të ndryshme bulmeti, si qumësht, djathëra dhe kos”.

foto 14Fatima, 12 vjeç, mësuese e ardhshme

“Në këtë fotografi, është mëngjes i hershëm dhe jam duke pritur në klasë të vijnë nxënësit e mi. Unë u jap mësim fëmijëve të vegjël, i mësoj të shkruajnë e të lexojnë arabisht. Jam shumë e dhembshur dhe e sjellshme, dhe një mësuese perfekte. Jam e rreptë, por përpiqem shumë të ndihmoj me mirësjellje ata nxënës që kanë vështirësi.”

foto 2Hiba, 9 vjeç, pediatre e ardhshme

“Kam dashur gjithnjë të ndihmoj fëmijët, dhe kjo është ajo që më nxiti të jem një pediatre. Jam e sjellshme dhe e dashur e për këtë edhe një doktoreshë e shkëlqyer që fëmijët mund t’i besojnë”.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Kosova në krizë, Thaçi tërheq vëmendjen me një logo për 8-vjetorin të Pavarësisë

Kosova në krizë, Thaçi tërheq vëmendjen me një logo për 8-vjetorin të Pavarësisë

Aleanca e Grave Deputete, Mesila Doda: Model suksesi përtej axhendave partiake

Aleanca e Grave Deputete, Mesila Doda: Model suksesi përtej axhendave partiake

Festë apo protestë në 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?

Festë apo protestë në 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni