Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur serbët nuk u lënë gjë mangut shqiptarëve në abuzime: ja se ç`gjeti auditi në komunën e Novobërdës

by te Sheshi
23/08/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Kur serbët nuk u lënë gjë mangut shqiptarëve në abuzime:  ja se ç`gjeti auditi në komunën e Novobërdës

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Novobërdës apo Artanës siç e quajnë shqiptarët, e cila udhëhiqet nga Svetislav Ivanoviç, gjatë vitit 2014 është karakterizuar me një keqmenaxhim të parasë publike. Auditi i Përgjithshëm ka gjetur parregullsi të shumta, por edhe keqpërdorime, për të cilat do të duhej që prokuroria të fillojë menjëherë hetimet.

Parregullsitë fillojnë që nga prokurimi – pagesa pa pasur kontrata, pagesa për persona që nuk punojnë për komunën, nepotizëm, favorizime të ndryshme në konkurse, që janë bërë nga Komuna e Novobërdës

Auditi ka konstatuar se Komuna e Novobërdës paguan përmes listës së pagave dhjetë punëtorë fiktiv në sektorin e arsimit. Këta punëtorë nuk kanë kaluar përmes procesit të rregullt të rekrutimit dhe nuk punojnë për komunën.

“Menaxhmenti nuk ndërmerr veprime për largimin e këtyre personave nga lista e pagave dhe me vetëdije ka dëmtuar buxhetin e komunës në shumë totale 14 mijë e 699 euro gjatë vitit  2014”, thuhet në raport.

Shkelja tjetër ka të bëjë me pozitën e menaxherit të kulturës, i cila është plotësuar pa zbatuar ndonjë proces të rekrutimit. Komuna nuk ishte në gjendje të ofrojë dëshmi që zyrtarja e pranuar vijon punën në komunë. Kjo ka ndodhur sepse kjo zyrtare ka raporte të ngushta familjare me Kryetarin e komunës. Gjatë vitit 2014 për këtë pozitë komuna ka paguar 4 mijë e 273 euro.

Ndërsa në dy raste komuna kishte përcjellë me vonesë vendimin për pushim të lehonisë duke paguar me pagë të plotë zyrtaret në kundërshtim me rregullat. Njëra nga zyrtaret kishte kontratë të skaduar, kurse pushimi i lehonisë vazhdonte t`i paguhej;

Gjithashtu në sektorin e shëndetësisë janë pranuar tre punëtorë pa ndonjë proces rekrutimi. Gjatë vitit 2014 komuna ka shpenzuar për paga të tyre shumën 10 mijë e 432 euro.

“Dy zyrtare ishin pranuar përmes konkursit publik pa plotësuar kriteret për përgatitje shkollore dhe tri vite përvojë në punë relevante. Në dy raste tjera, menaxhmenti kishte eliminuar konkurrentet me pikë më të larta dhe kishte përzgjedhur dy kandidatë të cilët nuk plotësonin kushtet për pozitën e shpallur”, është e gjetura tjetër i auditit.

Auditi ka konstatuar se dështimi i komunës për zbatimin e kontrolleve dhe respektimin e rregulloreve gjatë rekrutimit dhe pagave ka rezultuar me pagesa të parregullta prej rreth 30 mijë euro, çka në masë të konsiderueshme ka dëmtuar buxhetin e komunës dhe ka shkaktuar tejkalim të buxhetit edhe gjatë vitit 2015.

“Pagat për punëtorë fiktiv dhe rekrutimet e parregullta paraqesin bazë për ndodhje të mashtrimit dhe mund të rezultojnë me humbje financiare për komunën”.

Sipas auditit, menaxhmenti i komunës është pajtuar me të gjitha gjetjet e auditimit dhe është zotuar se do t‟i adresojë rekomandimet e dhëna.

Komuna ka humbur një bashkëfinancim për shkak të keqmenaxhimit

Sipas raportit të auditorit, ekzistojnë kontrolle të dobëta menaxheriale të zbatuara nga menaxhmenti i lartë në sistemet kryesore financiare dhe operative të komunës, siç janë të hyrat dhe shpenzimet.

Cilësia e dobët e llogaridhënies dhe raportimit financiar redukton mundësinë e menaxhmentit për t’i menaxhuar në mënyrë aktive aktivitetet e komunës dhe mund të rezultojë me mungesë informatash dhe vendimmarrje të gabuar.

“Komuna ka dështuar t‟i kryejë rregullimet e duhura për bashkëfinancim të projektit “Ndërtimi i rrugës në fshatin Zmiarnik”. Me këtë rast bashkëfinancuesi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) është tërhequr nga një pjese e projektit 44 mijë e 847 euro për shkak që komuna nuk kishte kontraktuar të gjitha punët e parapara në marrëveshjen e bashkëfinancimit”, thuhet në raport.

Dështimi i komunës për të bërë aranzhimet e kërkuara ka rezultuar me mosrealizim të projektit kapital. Për më tepër, një mosveprim i tillë i komunës mund të largojë donacionet e ardhme që ka për pasojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Komunës së Novobërdës.

Janë bërë pagesa pa pasur fare kontrata

Sipas auditit, Komuna e Novobërdës kishte zhvilluar 20 procedura të prokurimit për aktivitete që nuk ishin të planifikuara. Pesë prej tyre ishin kontrata me procedurë të hapur (në vlerë totale 207 mijë e 407 euro). 15 prej tyre ishin kontrata me vlera të vogla për përmbushjen e nevojave momentale të paparashikuara.

“Me vendime të kryetarit, komuna ka bërë pagesa të parregullta mbi 14 mijë euro për furnizime dhe shërbime pa pasur kontratë me furnitorët”, është e gjetura e radhës e auditit.

Pra, komuna ka dështuar të zbatojë kërkesat e Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregullës Financiare 01/2013 për shpenzimin e parasë publike. Dobësitë e theksuara kanë rezultuar me pagesa të parregullta dhe mund të jenë bazë për modifikim të opinionit. Ekziston rreziku i mëtejmë se është arritur vlerë e dobët për paranë e shpenzuar pa kontrata dhe të njëjtat mund të jenë edhe subjekt i mashtrimit.

Auditi i rekomandon kryetarit të Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanoviç, që të iniciojë një rishikim se pse kërkesat e prokurimit nuk janë adresuar në këto raste dhe të implementohen kontrolle të shtuara, për të siguruar se situata të tilla nuk mund të përsëriten. Praktikat e pagesave në kundërshtim me ligjin e prokurimit duhet menjëherë të ndërpriten.

Sipas auditit, Komuna e Novobërdës gjithashtu ka dështuar në zbatimin e rekomandimeve të vitit paraprak sepse nuk kishte aplikuar ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar zbatimin e rekomandimeve të auditorit. Duke qenë se çështjet e ngritura nga auditimi i kaluar nuk ishin trajtuar, shumë nga gabimet dhe dobësitë e vitit të kaluar janë përsëritur edhe këtë vit.

Dështimi në implementimin e rekomandimeve ka rezultuar me dobësi të vazhdueshme në sistemin e kontrollit të brendshëm. Kjo ka rezultuar me Pasqyra Vjetore Financiar jo të sakta, menaxhim të dobët të të hyrave të prokurimit dhe pagave dhe përfitim të dobët nga auditimi i brendshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
VIDEO/Veprime me precizion kirurgjik, ja si ankorohet kjo anije gjigante në këtë port të vogël

VIDEO/Veprime me precizion kirurgjik, ja si ankorohet kjo anije gjigante në këtë port të vogël

FOTO/Si të jetosh në 9 metra katrorë dhe të kesh gjithçka që të duhet

FOTO/Si të jetosh në 9 metra katrorë dhe të kesh gjithçka që të duhet

Krijojnë një aparat gjenial që ju vjen në ndihmë të gjithëve e fitojnë (mund t’ju duhet edhe ju kjo shpikje)

Krijojnë një aparat gjenial që ju vjen në ndihmë të gjithëve e fitojnë (mund t’ju duhet edhe ju kjo shpikje)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni