Kemi parë targa makinash nga më të çuditshmet e më të ndryshmet, me emra, data të bukura e iniciale që nënkuptojnë shumë për pronarin e makinës, por ndoshta asnjëherë nuk na kanë zënë sytë një supermakinë, si kjo që do ë shikoni në galerinë e mëposhtme, e cila ka në targë një emër të vjetër shqiptar.
Bëhet fjalë për makinën Porsche, e cila është fotografuar në lagjen “Haxhi Zeka” në Prishtinë nga korrespodenti i tesheshi.com. Targa mban emrin “IGBALL”.
Duke ditur se Igball është një emër i vjetër femre në viset shqiptare, ne hamendësojmë se ndoshta pronari i makinës ka vendosur të vejë në targë emrin e një personi të dashur nga familja, që ndoshta është nëna, motra, bashkëshortja ose pse jo, edhe vajza.
Mendim i bukur dhe një makinë e bukur që shkëlqen në rrugët e Prishtinës… /tesheshi.com/