Arkivi Shtetëror sjell faktin gati të pabesueshëm nisur nga e sotmja kur në Shqipëri kërkohej ndalimi i alkoolit.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: një e keqe për njeriun dhe shoqërinë, një e vërtetë që teorikisht nuk ka s’i kundërshtohet.
“A e dini se dikur konsumimi i pijeve alkoolike në Shqipëri u ndalua me ligj?
Dokumenti që arkivi publikon sot është një projekt-ligj mbi ndalimin e pijeve alkoolike që i propozohet Parlamentit në vitin 1923.
‘Kryesis së Parlamentit
Kemi nderin me parashtrue këtë propozim para Parlamentit duke bashkangjitur ketë projekt-ligj.
Asht e ditur se dëmet më të mëdha që i bëhen njerëzis si mbrapapunim e vobekësi etj, d. m.th. dëmet moralisht e materjalisht.
Shkaku ma i parë e mjeti ma i forte asht pirja e çdo lloj alkoli, prandaj propozoj që të vendoset ndalimi i çdo lloj pirje në Shqipni për shpëtimin e njerëzis nga rreziku që mund i t’i shkaktojë në jetën e tyre’”, thuhet në dokument, pa u dhënë hollësi të mëtejshme.
Gjykuar nga viti, 1923, bëhet fjalë pra për kohën e qeverisjes së Zogut, pak vite pas Kongresit të Lushnjes, kur në Shqipëri kishin nisur tentativat për të bërë shtet. /tesheshi.com/