Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur në Santiago s’bie shi!

Ç’po ndodh në vendin ku Meta merr shembullin e heroizmit politik me vetëvrasje

by te Sheshi
12/04/2022
in Amerika, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Kur në Santiago s’bie shi!
13
SHARES

“Në Santiago bie shi”, quhej një film i njohur i viteve 80-të, dedikuar ngjarjeve që çuan në ardhjen e Pinoçetit në pushtet. Ishte madje ky një ndër ata filma shumë të ofruar në atë kohë në kinematë shqiptare, nga e cila shqiptarët njihnin Kilin, që pak vite më vonë do e njihin nga romanet e Izabel Alendes, shkrimtarja më e famshme kiliane. Kjo është mbesa e Salvator Alendes, ish-presidentit majtist të vetëvrarë në zyrë, të cilit i është referuar Meta si model herozmi politik.

Kështu, ndërsa thatësira në vend amerikanolatin hyn në vitin e saj të 13 radhazi, autoritetet njoftuan të hënën se planifikojnë të vendosin një racionim uji në zonën metropolitane të kryeqytetit Santiago, një masë e paprecedentë kjo.

“Një qytet nuk mund të jetojë pa ujë,” tha në një konferencë shtypi Claudio Orego, guvernatori i zonës metropolitane të Santiagos. “Ne po përballemi me një histori të paprecedentë 491-vjeçare të Santiagos, ne duhet të përgatitemi për mundësinë që nuk ka ujë të mjaftueshëm për të gjithë që jetojnë këtu.”

Plani i autoriteteve parashikon krijimin e një sistemi alarmi me katër shkallë, nga jeshile në të kuqe. Në varësi të nivelit, fillimisht do t’u bëhen rekomandime qytetarëve, më pas do të ulet presioni dhe në fazën përfundimtare do të ketë furnizim me ujë me rotacion për rreth 1.7 milionë konsumatorë.

Sistemi i alarmit do të bazohet në nivelin e ujit të lumenjve Maipo dhe Mapocho, nga të cilët pompohet pjesa më e madhe e ujit që furnizon kryeqytetin. Sasia në të dy lumenjtë është ulur për shkak të thatësirës shumëvjeçare.

Autoritetet vlerësojnë se burimet ujore të shfrytëzueshme të Kilit janë tkurrur nga 10% në 37% në 30 vitet e fundit dhe mund të tkurren deri në 50% në Kilin verior dhe qendror deri në vitin 2060.

Deficiti në lumenj, i cili llogaritet në litra në sekondë, do të përcaktojë nëse furnizimi me ujë do të ndërpritet çdo 12, 6 apo 4 ditë, sipas autoriteteve.

“Kjo është hera e parë në historinë e Santiagos që një racion uji vendoset për shkak të ashpërsisë së ndryshimeve klimatike,” tha Orego.

Disa lagje në qendër do të përjashtohen nga masa, për shkak të densitetit të lartë të klientëve rezidencialë dhe të korporatave. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Pse oligarkët rusë i qëndrojnë besnikë Putinit, paçka sanksioneve?

Pretendime të reja rrëqethëse nga Mariupoli: Ç’tha Zelensky në fjalimin e mbrëmshëm?

Bojken Lako, vizitë në Drejtësinë që e ndëshkoi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni