Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur Lulzim Basha ishte i preferuari i amerikanëve dhe prishja për një betejë që nuk ishte e tij

by te Sheshi
27/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kur Lulzim Basha ishte i preferuari i amerikanëve dhe prishja për një betejë që nuk ishte e tij

Në disa panele debate politik, që tashmë janë çdo natë dhe në një pjesë të ekraneve, dy analistë të njohur pranë opozitës përdorin shpesh frazën se kancelaritë e huaja janë gjithmonë me qeverinë, se me njerëzit e saj punojnë. Dhe kjo për të relativizuar raportin jo të mirë të PD-së me ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA-në dhe BE-në, një gjë fare e dukshme kjo dhe e kuptueshme, natyrisht. Është një relatë në ditën më të zezë të saj, e krahasueshme vetëm me vitet e parë të opozitës së Berishës pas humbjes së pushtetit në ‘97-ën, me një izolacion ndërkombëtar të pashembullt për shkak të një politike kontraverse.

Ka ardhur kjo situatë, paradoksalisht, kur Lulzim Basha, i konsideruar nga diplomatët e Tiranës si “djalë i dëshiruar” apo “politikan me tharm perëndimor”, sapo është ulur në selinë e re të PD-së në ish-Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Perëndimore, SHQUP

Ishte e qartë se ndërkombëtarët preferonin më shumë “Lulin” sesa të ndjerin Sokol Olldashi.

Por si do të ishte e mundur që PD të kishte një mbështetje ndërkombëtare në mënyrë që të mos ndodhej në një pikë “të vdekur” si është sot?

Shumë e thjeshtë! Mjafton që Lulzim Basha të mos shkatërronte gjithçka për vetëm dy vjet.

Në dy vitet e para sapo u zgjodh lider i opozitës, Lulzim Basha arriti që të marrë nga ndërkombëtarët dy asetet më të mëdha që do t’i dëshironte çdo lider opozite në dorë: ligjin e dekriminalizimit që e hartoi pikë për pikë siç donte vetë, ligj që më pas rezultoi se nuk ishte një ligj për të ardhmen por për të sotmen, pra për t’i hequr Edi Ramës deputetët, pasi kështu edhe mund ta rrëzonte; si dhe aseti i dytë shumë i rëndësishëm, 50% i kontrollit të komisionit të Vetingut.

Këto Lulzim Basha i mori pasi krijoi një marrëdhënie speciale me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ka qenë diplomati amerikan që “përkëdheli” liderin e opozitës, edhe pse kishte marrëdhënie të mira me Kryeministritn por të ftohta me Ilir Metën.

Madje në kohën kur PD, gjatë konfiktit Doshi-Meta sulmoi kryeparlamentarin, ambasadori amerikan mbështeti fuqishëm Lulzim Bashën në mënyrë që ky i fundit të arrinte të bëhej sa më shumë një opozitë morale dhe jo thjesht llogaritës rrethanash.

Vjen 2015-a pra zgjedhjet lokale. Gjithçka shkon mirë mes Bashës dhe ndërkombëtarëve. Në deklaratat e përditshme përdor shprehjen: “Ne dhe partnerët po punojmë…”

Ambasadori Donald Lu shkoi vetë më 21 qershor 2015 në Kavajë dhe Vorë, dy zonat e nxehta ku Basha iu ankua perëndimorëve se po manipulohet vota.

Më pas gjithçka u prish me Reformën në Drejtësi, ku Basha u mor me teknikalitete më shumë, për arsye jashtë tij. Ligjin e parë për Byronë e Hetimit e rrëzoi me Kushtetuese së bashku edhe me ndihmën e Metës. Dhe në pjesën e fundit të hartimit ndodhi që u përplas me SHBA-në dhe BE-në vetëm e vetëm kur ndërkombëtarët morën rol të fuqishëm në Veting.

Nga i preferuari i ndërkombëtarëve Basha, nga pak nis të bëhet bezdia e tyre dhe vendin nis e ia zë Edi Rama me luajalitetin e tij të tipit “lepe-peqe”.

Shëmbull për këtë është deklarimi i herëpashershëm në kohën e miratimit të reformës: “PD të bjerë dakord me SHBA dhe BE dhe nëse bie dakord me ta unë jam gati të firmos dhe letër të bardhë”. Situata do agravohej akoma më shumë kur në qarqet opozitare ndërmerren disa fushata denigrimi të rënda ndaj dy personave që u investuan fuqishëm për Reformën në Drejtësi: Donald Lu dhe Romana Vlahutin; që me kod diplomatik përkthehen: sulm ndaj SHBA-së dhe BE-së. Kjo fushatë nisi të intensifikohej sidomos pas fitores së Donald Trump, ku zhvillimet në Uashington u panë kësaj nahie me sy provincialësh të dëshpëruar, a thua se Trampi sapo të marrte pushtetin do thoshtë: “Mor po kush po i bie në qafë opozitës në Shqipëri?”, “Ç’është ajo reformë e hartuar nga Soros?”, “Ma sillni këtu atë Donald hileqarin…”

Dhe pastaj vjen moment i çadrës, ku Lulzim Basha ka marrë dy telefonata të rëndësishme, njërën nga SHBA dhe tjetrën nga një njeri afër Merkelit, ku i është thënë që protestën mund ta vazhdojë, por duke e votuar shpejt Vetingun dhe shmangur një aleance me Ilir Metën.

Ndërsa Basha, siç është parë, ka bërë të kundërtën. Dhe është në këtë situate, ku i vetmi shans për të ndryshuar diçka, jo në funksion të aksionit politik të paprecedent që ka marrë por të kurimit sadopak të imazhit të rrënuar, është 29 marsi, tek samiti i PPE-së, nëse siguron një kontakt me kancelaren Merkel apo njerëz pranës saj.

I gjithë ky konflikt me ndërkombëtarët erdhi në prirjen për t’u rritur si faktor në tavolinë dhe për të marrë sa më shumë.

E në fakt PD realisht mori jo pak: dekriminalizimin dhe gjysmën e Vetingut. Por kërkoi më shumë dhe ky ishte problem i Bashës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, e gjithë lufta me ndërkombëtarët nuk u bë për llogari të vet, por të të tjerëve; të asaj pjesës së politikës që janë gati të rikthejnë tensionin me qëllim që të ndalin atë që përflitet për dy vjetëve: fushatën e “peshqve të mëdhenj”.

Sikur Lulzim Basha të ishte luajtur për veten e tij ndoshta do të kishte gjasa edhe të bëhej kryeministër pas 18 qershorit. Duke përdorur dekriminalizimin dhe flamurin e njeriut që realizoi Vetingun.

Nuk ka asnjë referencë në politikën botërore, sesi PD e lidershipi i saj të  mund të kishte pasur marrëdhënie të mira ndërkombëtare duke u përplasur me ambasadorët. Ata kurrë nuk bëjnë politikë personale, por përçojnë mesazhe, që në lashtësi. Ambasadorët nuk preken. Vetëm një person vrau diplomatët: Leonidha i Spartës, i cili nuk ishte politikan por ushtarak dhe e pësoi. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi
Politikë

Rezultati i së dielës: kjo është “skedina” socialiste nga Kuçi

08/05/2025
Next Post
Rezultati zgjedhor në Saarland, një sinjal pozitiv për ambiciet e Merkel-it

Rezultati zgjedhor në Saarland, një sinjal pozitiv për ambiciet e Merkel-it

Nga Albina FERKO-NANAJ: Kur znj. Bregu bëhet njësh me portalet

Nga Albina FERKO-NANAJ: Kur znj. Bregu bëhet njësh me portalet

Zgjedhjet në Bullgari: fituese partia e qendrës së djathtë

Zgjedhjet në Bullgari: fituese partia e qendrës së djathtë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni