Në Vlorë, në detin e atyshëm, zhytësit shqiptarë dhe ata francezë kanë nxjerrë nga fundi i detit municione e predha nga koha e luftës.
“Gjiri i Vlorës është tashmë më i pastër dhe më i sigurt. Zhytësit shqiptarë dhe francezë nxorën nga fundi i detit rreth 220 municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë”, poston Ministria e Mbrojtjes në Facebook.
Rikujtojmë se vetëm dy javë më parë në plazhin e Centralit në Sarandë u gjet një predhë e Luftës së Dytë Botërore nga një plazhist. /tesheshi.com/