Ndërkohë që ishin duke u filmuar dy super-veturat italiane, shoferi që po ngiste Ferrari F430 e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në Lamborghini Gallardo.
Besohet se drejtuesi që do duhej të ishte profesionist, nuk ka mund të përshtatet me terrenin e lagur, derisa ishte në shpejtësi të lartë, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme makinës që po ngiste dhe tjetrës që ishte e parkuar.
Për fat të mirë, personi që ishte afër është larguar dhe nuk ka marrë ndonjë lëndim./tesheshi.com/