Në Maqedoni po pritet momenti kur ish-kryeministri Gruevski të hyjë në burg pë5r të vuajtur një dënim prej 2 vitesh, dhënë nga të gjitha shkallët e gjykatave.
Shkak është “tanku”, një Mercedez i blerë për 600 mijë euro, provuar si aferë korruptive.
Bashkë me të, pas hekurave duhet të shkojë dhe ish-ndihmësi i ministrit të Brendshëm, Gojko Popovski, dënuar me 4 e gjysmë.
Sipas procedurës, duhen 8 deri në 13 ditë afat në ekzekutimin e vendimit.
Me 6 vjet burg për këtë rast është dënuar dhe ish-ministrja e Brendshme Gordan Jankulloska, por vendimi gjyqësor ende nuk është bërë i vlefshëm.
Publiku mësoi për blerjen e “tankut” 600 mijë euro nga “bombat” e famshme të Zaevit, përgjimet telefonike të pushtetit.
Me përfundimin në burg të Gruevksit, shënohet i dyti rast në Ballkan kur një ish-kryeminstër përfundon pas hekurave për korrupsion. I pari është kroati Ivo Sanader, burgu i të cilit i hapi rrugën Zagrebit drejt BE-së dhe NATO-s. /tesheshi.com/