Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kuqezi! Rrugëtimi mbaroi, por ëndrra vazhdon

by Te Sheshi
22/06/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Kuqezi! Rrugëtimi mbaroi, por ëndrra vazhdon

Nga Bujar M. Hoxha

Përfaqësuesja shqiptare bëhet gati për rrugën e kthimit. Kombinacionet e rezultateve nuk i kanë hapur një rrugë të re, duke ia mbyllur atë shteg të ngushtë, të çarë me shpirt nëpër dhëmbë.

Mbase më mirë që ndodhi kështu, që ta kujtojmë këtë Europian me një mbyllje të bukur, me atë fitore të jashtëzakonshme ndaj Rumanisë.

Shqipëria do ta niste keq të parin Europian të saj. Por sa keq? Vetëm rreth 20 minuta. Aq do të ishin mjaft për t’i paguar shtrenjtë ca gabime debutuesish, të pashmangshme në kësi rastesh.

Gjithçka më pas do të ishte një kurbë në ngjitje, me një pjesë loje mjaft të mirë ndaj Zvicrës, por të pakonkretizuar me rezultat. Gabimin mund ta kërkojmë te një emër i përveçëm, por kështu do të bënim vetë gabim.

Do të pasonin 90 minuta të zjarrta ndaj Francës, kur të tërë të apasionuarit pas futbollit do të mbeteshin gojëhapur nga një Shqipëri që e prisnin të shkërmoqej brenda pesë minutash. Do ta pësonim në fund, siç ndodh rëndom me skuadrat që nuk kanë traditën e përvojën e duhur.

Për të kulmuar me një fitore historike ndaj Rumanisë. E para ndaj saj në thuajse shtatë dekada. E para në një Europian. Gjithashtu me një gol të parë në veprimtarinë kryesore të futbollit në kontinentin plakë.

E ëmbël do të ishte shpresa më pas, ndërsa sytë qenë hedhur në takimet e tjera, pasi kuqezinjtë e kishin bërë të tyren. Por do të na tradhtonin një nga një. E para Anglia, që do të barazonte atëherë kur duhej të fitonte. Gjermanëve do t’u lidheshin këmbët ndaj irlandezoveriorëve, me vetëm një gol të shënuar. Çudia do të ishte Turqia. Lojtarët, trajneri, i tërë ekipi, po batërdiseshin në vendin e tyre. Aq sa në fotografinë e përfaqësueses pak orë paras ndeshjes me Çekinë, Arda Turan do të fshihte kokën, duke e shprehur hapur mungesën e dëshirës për t’u bërë pjesë e fotografimit, kurse Burak Jëllmaz as që do të bashkohej me të tjerët. E Turqia fiton, por jo aq na duhej ne. Shpëton veten e saj përkohësisht, e i bën gjëmën Shqipërisë.

Më e bukura qe sot, kur kishte një fije shprese se Hungaria mund t’i vinte stërkëmbësin Portugalisë. Dhe në fakt e bën përkohësisht tre herë. Por më tepër ngjan si një lojë me fatin e kombëtares shqiptare, se si një vijimësi normale ndeshjeje. Barazimi i hungarezëve me portugezët i vë vulën eliminimit të Shqipërisë.

Eshtë koha e përgatitjes së çantave. Eshtë koha për t’u kthyer në atdhe. Kaq e pati! Por nuk është koha për ngashërim, por për mbajtje lart të kokës.

Shqipëria ia ka dalë. Ia ka dalë për aq sa ia lejon jorgani t’i shtrijë këmbët. Ia ka dalë, sepse tani nuk do të shihet më si një ekip që ta mundësh është formalitet, si një viktimë, si një underdog, një fjalë e ndeshur aq shpesh në nisje të Europianit në mediat e huaja sportive.

Në shtator nis një sfidë e re, një ëndërr e re. Endrra për t’u kualifikuar për herë të parë në një botëror. Eshtë shumë e vështirë me Italinë e Spanjën në grup. Por më së paku do provojmë. Sado të duket e pamundur, ka një rreze drite në horizont.

Pse të mos jetë një herë e parë dhe dy vite më pas. Një rrugëtim mbaroi, por ëndrra vazhdon. Duhet të vazhdojë! /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Mbyllen ndeshjet në grupe: pas Shqipërisë, eliminohet dhe Turqia

Mbyllen ndeshjet në grupe: pas Shqipërisë, eliminohet dhe Turqia

15 kuaj të vërtetë që janë më të shkurtër së një metër

15 kuaj të vërtetë që janë më të shkurtër së një metër

Kili është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Amerikës

Kili është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Amerikës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni