Kryeministri Rama ka postuar rastin e një gjobë marrë nga një mik i tij, si mesazh që ligji do veprojë mbi çdokënd, pa kursyer askënd, në emër të korrektesës fiskale, pra luftës ndaj informalitetit.
Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh. Po Ligjin e dua edhe më shumë. Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat. Ene mos e harro inglizin, që thot ‘Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat’, shkruan Rama me gjuhën dialektore të Shqipërisë së Mesme. /tesheshi.com/