Rosonerët arritën kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi triumfuan mbrëmë në “San Siro” përballë Carpi-t. Kuqezinjtë krijuan një epërsi prej dy golash në pjesën e parë të lojës, por fundi i ka gjetur në vështirësi, ndërsa miqtë patën ngushtuar shifrat, por pa mundur të sjellin më tepër telashe.
Sulmuesi kolumbian Carlos Bacca i hapi llogaritë e ndeshjes pas një goli mjaft të bukur, të realizuar në minutën e 14-të. Goli i dytë për vendasit erdhi pas gjysmë ore lojë, me Niang-un që shënon tashmë.
Milan-i merr me vete epërsinë e dy golave në dhomat e zhveshjes, por fraksioni i dytë i lojës do të jetë më i zjarrtë.
Mysafirët u vunë në ndjekje të rezultatit, dhe pas pesë minutave lojë arrijnë të gjejnë golin. I futuri rishtas në lojë, Matteo Mancosu, shënoi për të ngushtuar rezultatin, mirëpo kjo ishte e tëra që arritën të bënin miqtë në këtë ndeshje. I gjithë takimi përfundoi 2-1 për ekipin milanez.
Milan-in vazhdon ta ndjekë fati, pasi në gjysmëfinale do të përballet me Spezia-n ose me Alessandria-n, që luajnë në nivelet më inferiore të kampionatit italian. /tesheshi.com/