Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kundërshtohet krijimi i një komune të re me shumicë serbe në Kosovë

by Te Sheshi
05/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kundërshtohet krijimi i një komune të re me shumicë serbe në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Paralajmërimi i krijimit të një komune të re me shumicë serbe ka ngritur reagime të shumta në lidhje me këtë çështje. Shumë analistë dhe partitë opozitare konsiderojnë se ky është vetëm shpërblimi i parë për “listën serbe”, e cila mori pjesë në seancë dhe bëri të mundur kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje zv. ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) Bajram Gecaj ka deklaruar se për krijimin e komunave të reja janë dakorduar në marrëveshjen e koalicionit që kanë me “listën serbe”, që është bërë në fillim të mandatit.

“Këto se a do të ketë komuna të reja ose jo do të vendoset pasi të bëjmë një fizibilitet në kuadër të ministrisë tonë që të marrim vesh se si kanë funksionuar komunat e reja, t’i caktojmë disa kushte për themelimin e komunave të reja. Kështu që nëse do të ketë komuna të reja që të jenë funksionale dhe të mos kenë probleme të cilat i kanë komunat e tanishme”, ka thënë Gecaj.

Krijimi i një komune të re me mendohet se mund të bëhet në disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë dhe Obiliqit, përkatësisht fshatrat Prelluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë. Por kjo ide u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje. Aktivistët e kësaj lëvizje kanë shkruar parulla në qytetin e Vushtrrisë duke shprehur pakënaqësinë e tyre për idenë e krijimit të një komune të re serbe “Jo ndarjes së Vushtrrisë”, “Jo Prelluzhës komunës”, janë parullat e Vetëvendosjes në rrugët e Vushtrrisë të bëra gjatë ditës së sotme.

Në lidhje me mundësinë që disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë të bëhen komunë, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Bajram Mulaku. Ai ka deklaruar se kjo ide është e gabuar dhe në interes të Serbisë.

“Mundësitë mund t’i krijojë vetëm politika, për ndryshe nuk është ide e mirë, është ide politike që nuk është dashur të realizohet dhe besoj që nuk do të realizohet. Kjo ide bëhet për interesa të Serbisë, që ka qenë ide edhe akademisë së shkencave të Serbisë. Në këto fshatra ka edhe popullatë shqiptare. Sipas kësaj ideje do të lidhen katër fshatra. Prelluzha, Babimovci, Gllavotini edhe Graca,” ka thënë Mulaku.

Krijimi i komunave të reja nuk duhet të jetë i izoluar dhe arbitrar

Besnik Tahiri ekspert i qeverisjes lokale, ka deklaruar se themelimi i një apo disa komunave të reja është proces i cili duhet bazuar në kritere të qarta dhe të definuara paraprakisht. Ai thotë se themelimi i një apo më shumë komunave nuk është dhe nuk do të duhej të jetë një proces i izoluar dhe arbitrar sipas parapëlqimeve të askujt, e as të qeverisë.

“Precedenti i krijimit të komunave pa kritere, dha në mungesë të parapëlqimit të përfaqësuesve dhe strukturave lokale përcjellë një mesazh krejtësisht negativ të komunat ekzistuese, dhe për më shumë krijon përshtypjen se ekzistenca dhe autoriteti i tyre janë në funksion të agjendës qendrore, duke e vendosur kështu përfaqësimin e qytetarëve dhe interesave lokale në pozicion inferior”, ka thënë Tahiri.

Ai thotë se baza rregullative e nevojshme për krijimin e një apo disa komunave, ose për çfarëdo ndryshimi të kufijve administrativë – me këtë do të duhej nënkuptuar edhe ndryshimet që dalin nga themelimi i komunave të reja – duhet të përfshijë së paku: hartën e territorit apo territoreve kufijtë administrativ të komunave të cilave janë propozuar të ndryshohen duke specifikuar kufijtë e propozuar administrativ të rinj, arsyen për domosdoshmërinë e një ndryshimi të tillë dhe efektet pozitive apo negative të qasjes së qytetarëve në shërbimet e ofruara nga komuna, një analizë e efekteve të një ndryshimi të tillë sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike të komunës, një arsyetim që dëshmon se ndryshimet e tilla janë në përputhje me parimin e vartësisë dhe do të ketë ndikim pozitiv në ushtrimin e kompetencave komunale, materiale shpjeguese në formë të likuidimit të borxheve apo obligimeve që merren nga secila komunë, raportin që shpjegon mënyrën e konsultimeve me qytetarë, rezultatet në favor dhe kundër që burojnë nga konsultimet e tilla dhe dokumente tjera të krijuara nga autoritetet përkatëse gjatë procesit.

Komunave të tjera nuk është zgjidhje për problemet e përditshme

Krenar Shala opinionist, ka thënë për tesheshi.com se problemi i korrupsionit endemik i cili ka kapluar sistemin politik është arsyeja pse nuk kemi etikë politike dhe as përgjegjësi të lidershipit karshi qytetarëve. Ai thotë se duke e pasur parasysh që korrupsioni i bënë të varur liderët që të mirëmbajnë pushtetin në mënyrë që t’iu shmangen ndjekjeve penale përbenë element shumë të dëmshëm i cili ndikon në lëshime të tilla të cilat, pas në një përudhë, mund të prodhohen tensione në mes të bashkësive të ndryshme etnike.

“Mendoj që krijimi i komunave të tjera nuk është zgjidhje për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë. Përvoja ka treguar që në Kosovë komunat e vogla nuk funksionojnë si duhet. Ata më shumë shërbejnë si institucione për të punësuar disa persona dhe asgjë më shumë”, thotë Shala.

Ai thotë se në rastin e krijimit të komunave me shumicë serbe problemi është edhe më i madh pasi që Beogradi, përmes “listës serbe” meton që të realizojë projektin e Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Serbisë i cili projekt ka të bëjë me kapjen e Kosovës dhe shfrytëzimin e saj përmes minoritetit etnik serb për të korrur fitore diplomatike Serbia në rrafshin e integrimit evropian.

“Duke e pasur parasysh karrierën politike të Presidentit në detyre, mendoj që ky personalitet nuk është se e mbanë fjalën. Pra ka shume gjase që Lista Serbe do të ndihet e tradhtuar nga ky pazar politik”, ka thënë Shala.

Analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se krijimi i komunave të reja duhet të bëhet vetëm bazuar në ligje dhe respektim të procedurave ligjore dhe se për komuna etnike nuk ka nevojë, sepse po shihen se janë produkte politike që krejt barrën buxhetore po e mban buxheti i Kosovës.

“Këto komuna është vështirë të funksionalizohen, sepse nuk kanë kapacitete as buxhetore për vetë-ekzistencë, as administrative. Për komuna politike s’ka nevojë, por vetëm bazuar në kërkesat e qytetarëve si nevoje për t’iu ofruar shërbime efikase”, thotë Burjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Kongresi maqedon proteston, Qeveria: Nuk është anuluar vendimi për ndërtimin e kryqit

Kongresi maqedon proteston, Qeveria: Nuk është anuluar vendimi për ndërtimin e kryqit

Basha: 18 vite më parë Jasharët i treguan botës çmimin e lirisë

Basha: 18 vite më parë Jasharët i treguan botës çmimin e lirisë

Dantella apo… vepra arti? (foto)

Dantella apo... vepra arti? (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni