Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kundërmigrimi: si po e zbaton Turqia atë që duhet ta kopjojë Shqipëria

Lënia e Stambollit dhe e qyteteve të mëdha duke u rikthyer në fshat, në vizionin e së nesërmes

by te Sheshi
01/09/2022
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Kundërmigrimi: si po e zbaton Turqia atë që duhet ta kopjojë Shqipëria

Në tre vitet e fundit, qyteti i Stambollit ka dëshmuar një valë kundëremigrimi drejt brendësisë së Turqisë, pas pritjes së një numri të madh turqsh dhe të huajsh për dekada, për shkak të mundësive të shumta punësimi, ambicieve për jetën nga rilindja industriale, si dhe për shkak të natyrës, klimës së favorshme dhe rëndësisë historike që ka për vendin ky metropol historik.

Rrjedhat e migrimit nga zonat rurale drejt Stambollit, deri në dekadën e parë të shekullit të 21-të, shkaktuan probleme ekonomike dhe sociale në këtë qytet. Megjithatë, zonat rurale po bëhen sërish tërheqëse pas problemeve ekonomike, kostos së lartë të jetesës dhe papunësisë që u përkeqësuan nga shpërthimi i pandemisë së virusit korona.

Arsyet e migrimit

Ndër arsyet që përshpejtuan ritmin e kundëremigrimit nga Stambolli në brendësi të vendit, sipas akademikëve dhe ekspertëve, është se qeveria turke ka përmirësuar kushtet e jetesës në zonat rurale, si dhe politikat që janë zbatuar për të ofruar mundësi për punësim rural dhe akses në shërbimet elektronike, shëndetësore dhe arsimore në zonat e thella.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Bashkia e Stambollit, më shumë se 10,000 familje kanë marrë ndihmë financiare nga buxheti komunal gjatë tre viteve të fundit për t’u zhvendosur nga Stambolli në brendësi të Turqisë dhe për të kërkuar burime të reja të ardhurash në vendet ku ata kthehen.

Sipas të dhënave të disponueshme, 800 familje të reja kanë aplikuar në bashki për ndihmë të ngjashme për t’u zhvendosur nga Stambolli në brendësi, dhe kërkesat e tyre aktualisht janë duke u shqyrtuar.

Emal Islamoglu, profesor në Departamentin e Ekonomisë së Punës dhe Marrëdhënieve Industriale të Universitetit Sakarya, tha se Turqia u përball me migrimin e brendshëm të popullsisë në vitet 1950 dhe se ritmi i saj u rrit me rilindjen industriale që filloi në vitet ’80-të.

Islamoglu shtoi se vala e migrimit nga zonat rurale në Stamboll në dekadën e parë të këtij shekulli shkaktoi probleme ekonomike dhe sociale; si presioni i një popullsie të madhe, krijimi i lagjeve të varfëra dhe përkeqësimi i papunësisë në metropol. Ai thotë se këto probleme u grumbulluan me kalimin e kohës dhe filluan të ndikojnë negativisht në tiparet tërheqëse të qytetit.

Profesori vuri në dukje se zhvillimi teknologjik, veçanërisht zhvillimi i zonave të largëta dhe krijimi i vendeve të reja të punës në to, dhe rritja e qëndrueshme e bujqësisë janë ndër faktorët më të rëndësishëm që kanë nxitur kundëremigrimin nga Stambolli në zonat rurale.

Ai thotë se në vitet e fundit, qeveria turke dhe autoritetet lokale kanë filluar të inkurajojnë kundëremigracionin nga Stambolli në brendësi të Turqisë, me qëllim lehtësimin e qytetit dhe rigjallërimin e rajoneve të brendshme duke ofruar fuqinë e nevojshme punëtore dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi në ato zona.

“Shembulli më i rëndësishëm i hapave që po ndërmerr Turqia për të inkurajuar kundër-emigracionin është projekti ‘Kundëremigracioni nga Stambolli’, i cili zbatohet nga Bashkia e Stambollit. Në përputhje me këtë projekt, komuna do të ndihmojë njerëzit që duan të kthehen në fshatrat e tyre pasi kanë ardhur në Stamboll për arsye të ndryshme por që përballen me vështirësi financiare për shkak të kushteve aktuale ekonomike”, sqaroi ai.

“Në këtë kuadër, bashkia ofron ndihmë financiare për personat që duan të kthehen në fshatrat e tyre, u blen bileta autobusi dhe u siguron automjete atyre që duan të marrin orenditë e tyre”.

Përfitimet ekonomike

Nga ana e tij, Abdurrahman Benli, studiues i migracionit dhe implikimeve ekonomike të tij, tha se kundëremigrimi nga Stambolli ka përfitime të mëdha ekonomike. Më e rëndësishmja është sigurimi i fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, i cili për shumë vite ka vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e valëve të mëdha të migrimit drejt qyteteve kryesore, veçanërisht Stambollit, për të gjetur punë në fusha të ndryshme si industria dhe ndërtimi.

Benli theksoi se mbështetja e shtetit për sektorin e bujqësisë është rritur me 12 për qind në 18 vitet e fundit dhe se qeveria inkurajoi kthimin në fshat dhe punën në bujqësi duke dhënë grante për punëtorët në bujqësi dhe blegtori në vlerën 311 miliardë lira turke (rreth 17.2 miliardë dollarë).

Ai gjithashtu vuri në dukje se një nga arsyet më të rëndësishme të kundëremigrimit nga Stambolli në brendësi të Turqisë është se njerëzit që kthehen në fshat nuk përballen më me vështirësi në transportin dhe tregtimin e produkteve të tyre në tregje, siç bënin në të kaluarën. Ai shpjegon se kjo çështje ka kontribuar në ringjalljen e sektorit të bujqësisë, si një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë turke, krahas sektorit industrial.

“Kundëremigracioni ka përfitime të mëdha ekonomike për njerëzit dhe vendin në përgjithësi. Në qytetet e mëdha, veçanërisht në Stamboll, shkalla e papunësisë është rritur në masë të madhe, veçanërisht pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Në vitet e mëparshme, qeveria turke ka ndërmarrë projekte të mëdha brenda Turqisë, si ndërtimi i digave, projektet e mëdha të ujitjes, zgjerimi i rrjetit të transportit, ofrimi i shërbimeve teknologjike në zonat rurale dhe krijimi i qyteteve të mëdha industriale në vende të largëta. Të gjithë këta faktorë kontribuan në përshpejtimin e ritmit të kundëremigrimit”.

“Unë mbështes kundëremigrimin nga qytetet e mëdha në fshat për shkak të avantazheve të mëdha që sjell. Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje sektorit të bujqësisë. Bota është në prag të një krize ushqimore në fazën tjetër, ndaj ne duhet të aktivizojmë politika të suksesshme bujqësore që do të na lejojnë të arrijmë vetë-mjaftueshmërinë në produktet kryesore ushqimore. Në vitet në vijim, produktet ushqimore do të jenë ndër nevojat më të rëndësishme dhe më të vështira për t’u siguruar”, tha ai.

Benli tha se shifrat zyrtare tregojnë se rreth 85 përqind e atyre që u zhvendosën nga Stambolli në brendësi të Turqisë preferuan të punonin në sektorin e bujqësisë dhe përfitonin nga subvencionet e qeverisë. Ai shton se kjo ka kontribuar në zhvillimin e këtij sektori, eksportet e të cilit në dy vitet e fundit arritën në rreth 50 miliardë dollarë.

Benli theksoi se vazhdimi i valëve të kundër-emigrimit nga Stambolli dhe qytetet e tjera të mëdha drejt brendësisë së vendit do të kontribuojë në uljen e shkallës së papunësisë dhe dendësisë së lartë të popullsisë në këto qytete në periudhën afatmesme. Gjithashtu do të kontribuojë në investime shtesë në tokën bujqësore dhe në zhvillimin e sektorit të blegtorisë, i cili është i lidhur ngushtë me progresin në sektorin e bujqësisë.

“Kundërmigrimi jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në sektorin e bujqësisë, por ky fenomen kontribuon edhe në zhvillimin e fshatrave dhe zonave të thella përmes përvojave që sjellin të kthyerit. Shumë punuan në sektorët e industrisë dhe tekstilit dhe filluan të fillojnë projekte të vogla dhe të mesme në fshatrat dhe rajonet e tyre,” tha ai.

Kujtojmë se “e përkëdhelura” e Turqisë vitet e fundit, Shqipëria, po vuan një dyndje të pafrenuar drejt Tiranës, duke e bërë “të pajetueshëm” kryeqytetin shqiptar. Kjo jo vetëm që s’frenohet por dhe inkurajohet, duke bërë që Shqiërisë t’i prishen frikshëm të gjitha balancat sociale dhe ekonomike. Rasti i Turqisë tregon se sa mbrapsht po shkon Shqipëria në këtë drejtim. Po tregon gjithashtu se ekziston një model, dhe pikërisht në vendin ku merr shumëçka, për të bërë të mundur një kthesë në trendin e frikshëm ku e gjithë Shqipëria po ngucet në Tiranë. /tesheshi.com/    

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Grushti shokues: kur policia amerikane s’njeh as gjini!

Grushti shokues: kur policia amerikane s’njeh as gjini!

Biden: SHBA s’do të lejojë kurrë që Irani të këtë armë bërthamore

Biden: SHBA s’do të lejojë kurrë që Irani të këtë armë bërthamore

Pamje: pas 180 ditësh grevë urie, gllënka e parë me “Bismilah”

Pamje: pas 180 ditësh grevë urie, gllënka e parë me “Bismilah”

TË FUNDIT

  • Të fundit
E pabesueshmja e këtij aksidenti të tmerrshëm

E pabesueshmja e këtij aksidenti të tmerrshëm

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
George Floyd shfaqet në Kosovë: mbytja e një të riu lipjanas nën gjynjët e policëve

George Floyd shfaqet në Kosovë: mbytja e një të riu lipjanas nën gjynjët e policëve

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni