Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kundër edhe edukimit seksual, a është vërtet i çmendur presidenti i ri argjentinas?

Javier Milei me sharrë elektrike, një lloj Edi Rame me sëpatë, por ja ku ndryshojnë

by te Sheshi
21/11/2023
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kundër edhe edukimit seksual, a është vërtet i çmendur presidenti i ri argjentinas?

Javier Milei, pretendon se edukimi seksual është një konspiracion marksist që synon të shkatërrojë familjen.

Fansat e quajnë “të çmendur” dhe “parukë”, për shkak të egërsisë dhe flokëve të padisiplinuar, ndërsa ai e quan veten “luan” dhe “anarko-kapitalist”, raporton AP.

Disa vite më parë ai ishte një folës televiziv duke folur kundër shpenzimeve qeveritare dhe kundër klasës politike në pushtet në Argjentinë.

Dhe deri pak muaj më parë, vështirë se dikush e besonte se ai kishte një shans për t’u bërë president i ekonomisë së dytë më të madhe në Amerikën e Jugut.

Megjithatë, ekonomisti 53-vjeçar ka tronditur skenën politike të Argjentinës dhe ka thyer atë që prej kohësh shihej si një sistem dypartiak duke mbledhur mbështetje me njoftime për masa drastike për të frenuar inflacionin në rritje dhe duke u zotuar se do të udhëheqë një kryqëzatë kundër “socializmit zvarritës” në shoqërinë argjentinase.

Në qendër të planit të tij ekonomik për Argjentinën është një propozim për të zëvendësuar monedhën vendase, Peson, me dollarin amerikan.

Ai ka thënë vazhdimisht se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund plagës së inflacionit, i cili ka kaluar 140 për qind, është të pengohen politikanët të vazhdojnë të shtypin para, për këtë arsye ai planifikon të mbyllë Bankën Qendrore.

Në fushatën elektorale, Milei promovoi vizionin e një qeverie shumë më të vogël, e cila, sipas presidentit të sapozgjedhur, do të stimulonte rritjen ekonomike, që nënkupton shfuqizimin e gjysmës së ministrive, përfshirë ministritë e shëndetësisë dhe arsimit.

Si një simbol i prerjeve të thella që ai mbron, Milei ndonjëherë mbante një sharrë elektrike me zinxhir gjatë fushatës zgjedhore.

Ai kundërshton politikën feministe dhe abortin, të cilin Argjentina e legalizoi kohët e fundit dhe propozoi mbajtjen e një referendumi për këtë çështje.

https://twitter.com/i/status/1726378590244073653

S’kursen as Papa Françeskun

Ai kundërshton idenë se njerëzit kanë një rol në ndryshimet klimatike dhe në një dalje televizive ai e përshkroi Papa Françeskun si një “imbecil” dhe “përfaqësues të së keqes në tokë”.

Para se të hynte në qendër të vëmendjes, Milei ishte kryeekonomist në Corporacion America, një nga konglomeratet më të mëdha të biznesit të Argjentinës, i cili, ndër të tjera, menaxhon shumicën e aeroporteve të vendit.

Aty punoi deri në vitin 2021.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Milei fitoi pothuajse 56 për qind të votave, duke lënë pas kundërshtarin e tij, ish-ministrin e Ekonomisë Sergio Massa, i cili u votua nga 44 për qind e votuesve.

🇦🇷 Libertarian Javier Milei became the new president of Argentina

He denies global warming, advocates the ban on abortion. He is a supporter of Ukraine, ready to meet with Zelensky. And he called Putin an "autocrat."

What do you think about him? 🤔 pic.twitter.com/7oqKy3m8UX

— The Ukrainian Review (@UkrReview) November 20, 2023

Në një lloj qasjeje krahasuese, tipologjia e Mielit i ngjan asaj të Ramës, si fjala vjen e përbashkëta mes tyre e sharrës dhe e sëpatës, apo shpirti antikonformist dhe të qënit jashtë standartit në komunikim dhe sjellje publike.

Por në rrafshin politik, nëse Milei e ka sfiduar i vetëm klasën politike të vendit të tij, Rama u dëtyrur t’i bashkangjitej një prej partive të sistemit, më të fortës, për t’i mundësuar vetes qeverisjen e Shqipërisë.     /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
Erzen Breçani e jo vetëm pas hekurave, reagim nga koka e Rendit

Erzen Breçani e jo vetëm pas hekurave, reagim nga koka e Rendit

Holandë, shishe kokës një politikani

Holandë, shishe kokës një politikani

Ditëlindja plot zjarr e Biden-it, i kujtohet “porta për në ferr”

Ditëlindja plot zjarr e Biden-it, i kujtohet “porta për në ferr”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni