Erëzat janë ndër bimët me përqendrimin më të lartë në minerale. Disa prej tyre janë një burim i mrekullueshëm i hekurit, i cili gjendet me pakicë në një përqindje të konsiderueshme te fëmijët dhe femrat në moshën e fertilitetit. Përveç hekurit, erëzat përbëjnë burim të mirë për shumë minerale të tjera, antioksidantë dhe vajra esencial. Aromat e tyre ju pasurojnë shijen, përbërësit e tyre ju blindojnë shëndetin, këshillon dietologia Blerina Bombaj.
Sa % të nevojave ditore në hekur mund të merrni me vetëm 5gr nga erëzat e mëposhtme:
trumza (35%)
nenexhiku (24%)
marjoram (13%)
fara kumeli (18%)
fara kopre (14%)
fara selinoje (12%)
gjethe dafine (12%)
gjethe koriandri (12%)
borzilok (12%)
kurkume (12%)