Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kukësi i varfër i Rrugës së Kombit: kush janë parelinjtë shqiptarë të tranzicionit që erdhën nga kjo zonë

by te Sheshi
29/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Kukësi i varfër i Rrugës së Kombit: kush janë parelinjtë shqiptarë të tranzicionit që erdhën nga kjo zonë
20
SHARES

Debati mbi tarifimin e Rrugës së Kombit, prej kur nisi këtu e vite më parë, ka ngërthyer dhe një aspekt lokal, faktin se zona e atyshme, Kukësi e rrethina, duke qenë se është një zonë e varfër do penalizohej padrejtësisht. Dhe tani që nisi pagesa, kjo pikë debati, e patjetër ajo mbi penalizimin e kosovarëve, është majisur akoma dhe më shumë. E për ironi, konçensionari që mbledh të ardhurat është sa kosovar aq dhe kuksian, që në kuptimin krahinor kanë dhe një shkrirje mes tyre: Kastrati i Shefqetit, një hasian nga qyteza e Krumës, që i bie të jetë dhe gjakovar, po ashtu nga koncepti i shkrirjes krahinore. Dhe ironia tjetër është se Shefqet Kastrati e ca të të tjerë si ai, u përkasin bijve të trevës Kukës- Has, që u bënë ndër zengjiët e parë shqiptarë duke ardhur nga hapësira varfërie.

Dhe i pari është Shefqeti, një ish-shofer eksporti në vitet ’80 që falë shkathtësisë dhe zotësisë së treguar në kushtet e një ekonomie tregu, arrin të përfitojë nga privatizimet e para duke “vënë dorë” mbi ish-Parkun e Automjeteve të Kukësit të cilin e drejtonte në fillim të viteve ’90. Bën të vetat 10 skoda dhe me to nis e vë pasuri, duke u zhvendosur më pas në Shijak me hapjen e të parës pikë karburanti.

Por erën e naftës, në fillimet e ’90-ës do e ndjente dhe nuhatja e një tjetër hunde kuksiane: Shyqyri Duraku, një ndër të parët grosistë karburantesh në Shqipëri, që në vite do të ngrinte perandorinë Eurodrini. Shyqi, një ish-sekretar partie në Kukës që i ra lapsit duke privatizuar ish-shtëpinë e partisë në këtë qytet, do bënte më pas dhe pak karrierë politike duke u zgjedhur deputet i PS-së në legjislaturën 2001-2005. Pas ardhjes në pushtet të PD, nisi të largohej nga tregu duke ia shitur pikat e karburantit Taçi Oil-it.

Siç është linja Neptun sot e elektroshtëpiakeve, ka qenë Lindi dikur, nga ’90-ta deri në 2000-in. Ishte firma e Basri Rukës, një tjetër kuksiani që më pas do merrte dhe Benz-Mercedezin nga gjermanët, të cilin pak kohë më parë ia shiti bashkëkrahinorit, Shefqet Kastrati.

Kadri Morina, është ky një tjetër kuksian – nga Hasi porsi Shefqeti, i cili qe ndër të parët në Shqipëri me firmë ndërtimi, duke fituar dhe tendera rikonstruksionesh të institucioneve publike. Te Kurban, Rama i referohet atij si një mik musliman i cili pranoi të bënte falas një rikonstruksion të Xhamisë së Et’hem Beut, duke qenë se drejtues të kësaj xhamie i kishin kërkuar një dorë ndihme si kryetar bashkie.

Sot Kadri Morina zotëron dy kompani sigurimesh, dy kompani ndërtimi, dhe Bar-Restorant Piazza.

Më në hije se të gjithë këta por jo më pak i kamur, ka qenë Shani Peposhi, një ndër grosistët më të mëdhenj farmaceutikë ndër vite. Me sharmin e një intelektuali, ai morr vetëm me këtë linjë pasurimi duke zgjedhur që pjesën e tretë te jetës ta kalojë në Amerikë, siç dhe Basri Ruka.

Po kështu, me Kukësin lidhet dhe një emër tjetër i parasë, Fitim Gerxhaliu me Gjallicën e tij të famshme të piramidave, që sigurisht nuk ka asnjë lidhje, veç asaj krahinore, me të sipërpërmendurit, edhe nga fakti se preferoi t’i futej një aventure për të bërë lek.

Pra, Kukësi është ndër ato zona të varfra që nxorri ndër parelinjtë më të mëdhenj e më të njohur të tranzicionit shqiptar. Por jo gjithnjë ka qenë kështu në një kuptim kolektiv. Nga ’92-shi e deri në ’95-ën, në Kukës do hynin të ardhura të mëdha nga embargoja e naftës në ish-Jugosllavi prej luftës në Bosnje. Në ato vite, shumica e automjeteve në qarkullim në Kukës, do kishte të adaptuar një dubël-sebrator për të çuar e shitur naftë në Prizren e Gjakovë.

Por ç’ndodhi? E gjithë kjo para, si dhe e atyre individëve të mësipërm nuk u investua kurrë në Kukës. Ajo u zhvendos drejt Tiranës, aty ku u ngritën në vite dhe perandoritë e biznesit. Dhe sot pra kemi kuksianë shumë të pasur, të një Kukësi shumë të varfër.

Dhe jo vetëm kaq. Në këto kohë të vështira për këtë zonë e qytet, ekipi i futbollit, historikisht në kategoritë e ulëta dhe pa ndonjë emër, ngjitet në elitë duke fituar madje dhe kampionat. Dhe kjo falë një tjetër pareliu, Safet Gjici, që për ndryshim nga bashkëkrahinorët vendosë të investojë dhe në qytet. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Policia izraelite vendos tjetër rekord: arreston fëmijën 3 vjeç (video)

Policia izraelite vendos tjetër rekord: arreston fëmijën 3 vjeç (video)

Faktet e reja: Sergej Skripal e mori gazin nervin tek porta e shtëpisë

Faktet e reja: Sergej Skripal e mori gazin nervin tek porta e shtëpisë

Nga Bujar M. HOXHA: Një zë ndryshe: një libër për paqenësinë e çështjes së detit me Greqinë

Nga Bujar M. HOXHA: Një zë ndryshe: një libër për paqenësinë e çështjes së detit me Greqinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni