Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KUJTESË/ Tragjedia e Beslan: pas 15 vitesh, të prekurit kthejnë gishtin kah Rusia

by Te Sheshi
03/09/2019
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
KUJTESË/ Tragjedia e Beslan: pas 15 vitesh, të prekurit kthejnë gishtin kah Rusia

Më 1 Shtator 2004, Shkolla Nr. 1 në Beslan të Osetisë së Veriut, mirëpriti fëmijët pas pushimit të verës. Kishte nervozë dhe entuziazëm nga një turmë prej 1,128 prindërish, mësuesish dhe nxënësish të rreshtuar në oborr në orën 9 të mëngjesit.

Duke përfituar nga ky tubim, rreth 30 separatistë çeçenë kishin rrethuar dhe sulmuar këtë shkollë, në përgjigje të luftës që Rusia u kishte shpallur atyre.

Ata goditën pikërisht gjatë festimeve të shkollës. Pasi kishin rrethuar rreth 1000 persona, ata bënë kërkesa që Rusia të tërhiqte trupat e saj nga Çeçenia. Ky ishte fillimi i një bllokimi me forcat e sigurisë që zgjati 52 orë, një kohë kur pengjet – mes tyre rreth 800 fëmijë – ishin të privuar nga ushqimi dhe uji.

Në mëngjesin tjetër, sulmuesit kishin ekzekutuar disa burra dhe e kishin shndërruar shkollën në një kështjellë të minuar.

Rreth orës 1, më 3 shtator, dy shpërthime erdhën nga brenda gjimnazit. Ndërsa pengjet filluan të arratiseshin nëpër dritare, të ndjekur nga të shtënat, forcat speciale ruse filluan një operacion shpëtimi që përfundoi 10 orë më vonë. Bilanci ishte i madh, pasi rezultoi me vdekjen e 334 personave – përfshirë 186 fëmijë.

Në Beslan, një qytet me 37,000 njerëz, asnjë familje nuk mbeti e paprekur.

Funeralet u mbajtën nën shi. Numri i trupave ishte aq i lartë sa që u ndërtua një varrezë e re jashtë qytetit. Sot është e dukshme përgjatë rrugës nga aeroporti në kryeqytetin rajonal Vladikavkaz, me emrin e vendosur “Qyteti i Engjëjve”.

Gishti rus në këtë tragjedi

Pesëmbëdhjetë vjet pas sulmit që tronditi tërë botën dhe transformoi Rusinë, të mbijetuarit e saj dhe familjet e atyre që vdiqën, ende kërkojnë një hetim objektiv se si u krye sulmi dhe pse forcat e sigurisë përdorën metoda të tilla për t’i dhënë fund asaj.

Operacioni për pastrimin e shkollës vrau të gjithë militantët, përveç njërit. Në vitin 2006, marangozi i papunë çeçen, Nurpashi Kulayev u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në këtë llahtar.

Viktimat u kompensuan, disa reforma u miratuan, dhe komisione të ndryshme qeveritare lëshuan vlerësime të dobëta për rolin që shteti luajti në parandalimin e numrit të vdekjeve katastrofike.

Por deri më sot, pak janë të kënaqur me përgjigjet që janë dhënë.

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje nga ana e autoriteteve për një hetim të denjë”, thotë Agunda Vatayeva, e cila si një 13-vjeçare i mbijetoi sulmit duke u arratisur nga lokali i shkollës ndërsa nëna e saj, shumë e dobët për t’u shpërngulur, vdiq brenda nga plagë vdekjeprurëse.

Pas tragjedisë, Vatayeva u dërgua në Moskë për t’u trajtuar për plagë të rënda që ajo pësoi kur shpërtheu një granatë në afërsi të saj.

Shteti rus kompensoi Vatayevan për dëmtimet dhe subvencionoi kujdesin ndaj saj. Familja e saj gjithashtu mori një pagim prej rreth 37,000 dollarësh për vdekjen e nënës.

Vatayeva, e cila tani jeton në Vladikavkaz me burrin dhe fëmijët e saj, ende ka fragmente të skenave në kokë.

Ajo është e bindur se të paktën disa nga dëmtimet që ajo pësoi u shkaktuan nga përdorimi i forcës së tepërt nga forcat speciale ruse, përfshirë këtu vendosjen e tankeve dhe hedhjen e flakëve. Për të, kompensimi material nuk bën asgjë për t’i ndihmuar viktimat.

“Unë mendoj se nën qeverinë aktuale, kur njerëzit që ishin në pushtet në atë kohë janë akoma të gjallë, përfshirë presidentin tonë, ne nuk do të mësojmë asgjë të re”, tha ajo në një intervistë, duke përmendur mungesën e ndryshimit në narrativën e qeverisë, pavarësisht kohës.

Në vitin 2007, në një përpjekje për drejtësi dhe për të konstatuar se çfarë ndodhi me të vërtetë në Beslan, Vatayeva dhe rreth 400 të tjerë të mbijetuar nga sulmi terrorist, u ankuan në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJND) ), duke kërkuar që të detyrojë qeverinë ruse të përgjigjet për reagimin e saj kaotik gjatë tragjedisë.

Vendimi i gjykatës po merrte shumë kohë. Por, në prill 2017 ajo dha një vlerësim tronditës të trajtimit të autoriteteve. Ai vuri në dukje “dështimin e tyre për të marrë masa parandaluese” kundër një sulmi të planifikuar, pavarësisht se “kishin një informacion mjaft specifik” në lidhje me të. Siguria në shkollë nuk u rrit, përfundoi raporti dhe publiku kurrë nuk paralajmëroi për rrezikun e mundshëm.

Në dritën e pretendimeve nga disa burime që forcat ruse të sigurimit kishin këshilluar zjarrfikësit që të provokonin militantët, GJND vuri në dukje “mangësi serioze në planifikimin dhe kontrollin e operacionit të sigurisë”, me agjencitë e zbatimit të ligjit.

“Në mungesë të rregullave të duhura ligjore, në shkollë ishin përdorur armë të fuqishme si topa tanke, hedhje granatash dhe flakë. Kjo kishte kontribuar në viktima midis pengjeve”, pohonte raporti.

Beslan sot

Tani, rrënojat e shkollës janë të mbuluara nga një sarkofag i artë. Vizitorët janë të lirë për të hyrë dhe për të parë atmosferën e urryer. Përgjatë mureve shihen fotografitë e fëmijëve me fytyrë të njomë dhe ato të punonjësve të shkollës.

Nën to shtrihen lodrat e fëmijëve, ikonat fetare dhe tufat me lule që sillen çdo vit për ceremonitë e përvjetorit.

Rusia ka luftuar dy luftëra kundër rebelëve separatistë në Çeçeni, dhe dhuna shpesh është përhapur në rajone të tjera. Sulmi në Beslan ishte akti i katërt terrorist që përfshinte pengje në 10 vitet e fundit.

Ai erdhi vetëm dy vjet pasi kryengritësit sulmuan Teatrin Dubrovka të Moskës, një bllokim që përfundoi vetëm kur forcat speciale ruse montuan një operacion të dështuar për të çliruar pengjet, duke çuar në të paktën 130 vdekje. /tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?
Bota & Rajoni

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025
Next Post
Kafshimi i një “satanai”, policia e Londrës në kërkim të një bishe njerëzore

Kafshimi i një "satanai", policia e Londrës në kërkim të një bishe njerëzore

Katari prezanton logon e Boterorit 2022, ja simbolet e saj (video)

Katari prezanton logon e Boterorit 2022, ja simbolet e saj (video)

Aktivistë hongkongas: Merkel, kur të jesh në Pekin, kujto jetën në Gjermaninë Lindore

Aktivistë hongkongas: Merkel, kur të jesh në Pekin, kujto jetën në Gjermaninë Lindore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni