Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KUJTESË/ Pas një lajmi: E vetmja “përballje” e Bashës dhe përgënjeshtrimi arithmetik e politik i një ftese për debat me Ramën

by te Sheshi
25/04/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
KUJTESË/ Pas një lajmi: E vetmja “përballje” e Bashës dhe përgënjeshtrimi arithmetik e politik i një ftese për debat me Ramën

Kreu demokrat Basha, pos një talenti të munguar për të qenë tërheqës në ligjërim publik, aq më pak bindës, ngjashëm si me atë të riun ëndërrimtar që kërkon të bëhet aktor por s’e ka talentin e lindur për një art të tillë, i shton kësaj dhe sajesa të tipit që “as vetë s’i beson”. E afërt me këtë qe ajo se ai e paskësh ftuar rregullisht Edi Ramën për debat e ky i fundit e paska refuzuar. E tha këtë në një intervistë me Java-n e Zogaj-Vangjelit në RTSH. E tha me një lehtësi të papërballueshme, dhe për shkak të një droje, apo paaftësie tipike gazetareske, te shumëkush që realizon intervista nëpër studiot e televizioneve shqiptare, me shumë pak diferencë, për të ndërtuar pyetjeje të “sikletshme”.

Konkretisht, ja çfarë tha Basha:

“Zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat”.

Nuk është nevoja të jesh me patjetër gazetar, pra ndjekës prej vitesh i zhvillimeve politike, por vetëm një njeri i thjeshtë që i ndjek lajmet, që mos të të vijë në kujtesë ndonjë ftesë që Basha i paskërka bërë Ramës prej dy dekadash. Në këtë ka dhe një pasaktësi arithmetike. Basha është në politikë më pak se dy dekada; më saktë 15 vjet. Rama është 22 vjet. Kjo e para, e dyta: nuk ka patur asnjë arsye politike që Basha të ketë dy dekada që fton Ramën në debat, pasi pozicionet i kanë patur të atilla që s’kishin pse të kishin debat me njëri-tjetrin; Basha ministër, Rama kryetar bashkie e kryetar partie.

Basha shtoi dhe atë, që e ka ftuar në debat dhe në vitin 2011, duke aluduar te kandidimi për Tiranën, por as atëherë nuk ka ekzistuar një ftesë e tillë. Për këtë të ndihmon dhe Google, ku mjafton të kërkosh me fjalinë “Basha fton Ramën në debat” apo “Rama refuzon debatin me Bashën”, për të qartësuar punë minuti se është fjala për një sajesë.

Basha shumë mirë mund të thoshte: “Do kisha dëshirë për një debat në kushte studioje me Ramën, të tipit Nano-Berisha”. Nëse do e kish thënë këtë, sigurisht do ishte më bindës, e sigurisht sfidues.

E habitshme prirja e tij drejt sajesave!

Por a ka patur ndonjëherë debat Rama-Basha? Sigurisht që ka patur: në parlament!

Edhe aty debat zhvillohet; pra kur flet njëri e dëgjon tjetri, pastaj e anasjelltas, e kështu njerëzia ka rastin të vlerësojë argumentet e aftësinë e secilit.

“Mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, thotë Basha.

Por kjo nuk mungon çdo ditë. Sepse çdo ditë, Basha ofron po atë ligjërim që do ofronte dhe në kushte studioje. E nëse është fjala për studio, aty patjetër që pjesa dominuese është ajo e spektaklit ligjërimor, ku, ndër gjërat më të padiskutueshme, jo vetëm për Bashën por për çdo figurë publike në Shqipëri, është ajo që Rama del i fituar; siç është parë kjo dhe me shumë analistë gojëtarë në raste ballafaqimesh në studio.

Historia e debateve në Shqipëri

Shqipëria e pluralizmit politik nuk ka në fakt asnjë histori debatesh, pasi nuk ekziston një traditë e tillë.

Debate gjithsesi ka patur, por ato janë vetëm dy “laj-thaj”, ku i pari lidhet me Edi Ramën. Bëhet fjalë për fundin e fushatës për Tiranën në vitin 2000, ku Rama rivalizoi me Besnik Mustafajn. Jo në ndonjë studio televizive por në një mini-sallë teatri, në të djathtë të hyrjes së Teatrit Kombëtar, menaxhuar atë kohë nga kompania Media 6, pas së cilës qëndronte Aleksandër Frangaj. Quhej “Salla e Rubairave” dhe debati u moderua nga Blendi Fevziu.

Dy vite më vonë do të vinte debati Nano-Berisha, realizuar te Opinion-i në Tv Klan. Edhe në këtë rast, nuk se mungonte një debat mes dy figurave kryesore të kohës; ai konsumohej rregullisht në parlament, por ishte më tepër një afërsi në funksion të një pakti mes tyre që do çonte më pas në një marrëveshje, e cila pati si rezultat një president konsensual si Alfred Moisiu, kalimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit te opozita, si dhe krijimin e dy komisioneve hetimore: një ndaj Edi Ramës një vit më pas, drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi dhe një ndaj kreut të SHIK-ut Fatos Klosi, drejtuar nga Spartak Ngjela, atë kohë në PD.

Pra, në tre dekada pluralizëm politik, ka vetëm dy debate të atij lloji që kërkon Basha së fundi me Ramën, e që pretendon se ia ka lypur prej dy dekadash(!!!).

Debati i vetëm i Bashës 

Edhe Basha ka patur një debat në fakt (nëse i kujtohet). Sigurisht jo me Ramën. Nuk ka qenë debat klasik prej dy figurash homologe, por gjithsesi ka qenë një përballje e afërt. Bëhet fjalë për një përballje mes Bashës dhe Ben Blushit në Opinion-in e Fevziut, kjo në vitin 2006. Blushi ishte nr.2 i PS-së si Sekretar i Përgjithshëm e Basha gëzonte statusin e “fytyrës se re” të PD-së, ende i pakonsumuar në terma politikë. Debati qe pa ndonjë mbresë të veçantë, por që sipas Mustafa Nanos, i cili i kushtoi një shkrim në atë kohë, performanca e Bashës qe pak më lartë se ajo e Blushit, edhe pse në terma ligjërimorë ku i fundit është jo me pak talent artikulues.

Cila është një ftesë e Ramës

Rama nga ana e tij nuk ka bërë ftesë për debat, ndaj askujt prej rivalëve të tij. Edhe në rastin me Besnik Mustafajn, debati nuk erdhi nga ndonjë ftesë e ndërsjelltë por nga inisiativa e vetë Fevziut e TV Klan gjithashtu.

Një ftesë që Rama e ka artikuluar rreth 2-3 herë vitet e fundit, është ajo e një ballafaqimi të drejtpërdrejt për çështjen e pasurisë, siç ka lënë të kuptuar, mes tij dhe dyshes udhëheqëse të PD-së, pra Berishës dhe Bashës, si dhe ciftit Meta-Kryemadhi. Eshtë një sfidë e cila nuk ka patur as përgjigje, por që nuk ka marrë dhe ndonjë jehonë politike apo publike. /tesheshi.com/         

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Pekini: ja pse s’pranojmë hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit

Pekini: ja pse s'pranojmë hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit

E paimagjinueshme në Venecia: Kandil deti në ujërat e kthjellta (video)

E paimagjinueshme në Venecia: Kandil deti në ujërat e kthjellta (video)

Trump, kërkesë Emirateve: të hiqet bllokada ndaj Katarit, t’i jepet fund krizës së Gjirit

Trump, kërkesë Emirateve: të hiqet bllokada ndaj Katarit, t'i jepet fund krizës së Gjirit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni