Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KUJTESË/ Ky është historiku i dialogut teknik Kosovë –Serbi: nisi nën Catherine Ashton, vijoi me Mogherinin

by te Sheshi
19/07/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
KUJTESË/ Ky është historiku i dialogut teknik Kosovë –Serbi: nisi nën Catherine Ashton, vijoi me Mogherinin

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011. Ideja ka qenë që të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e të dyja shteteve.

Deri te fillimi i bisedimeve ka ardhur pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë –Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Në një gjë të tillë kontribuoi mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010, sipas të cilit, “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Sidoqoftë, edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike –të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve – në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë u arrit në bisedimet teknike?

Dialogun teknik në vitin 2011 e ka udhëhequr Qeveria e Kosovës, dhe në krye të ekipit negociator të Kosovës ishte Edita Tahiri. Serbinë e ka përfaqësuar Borko Stefanoviq, ndërkaq ndërmjetësuesi i BE-së ishte Robert Cooper. Në vitin 2014, kryenegociator i Serbisë u bë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Deri më tani janë arritur mbi 23 marrëveshje në dialogun në nivelin teknik dhe politik.

Marrëveshja e parë e arritur më 2011 ishte për regjistrat civil, pastaj marrëveshja për lirinë e lëvizjes, vulat doganore, pranimin e diplomave, për menaxhimin e integruar të kufirit, për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal, për telekomin dhe për vizitat zyrtare.

Në vitin 2015 është arritur marrëveshja për shpërbërjen dhe integrimin e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në veri të Kosovës, marrëveshja për njohjen reciproke të policave të automjeteve, për energji, si dhe marrëveshja për cetifikatat ADR.

Ndërkaq, në janar të vitit 2017, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për integrimin e gjyqësorit në veri të vendit.

Zbatimi i marrëveshjeve

Por, jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar.

Sipas një raporti të Institutit Demokratik të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë –Serbi, “zbatimi i tyre (v.j. marrëveshjeve) nuk ka qenë i kënaqshëm duke u nisur dhe nga vetë natyra e marrëveshjeve si dhe mosgatishmëria e palëve, e veçanërisht e Serbisë për të respektuar marrëveshjet e arritura”.

Sipas këtij raporti, “dykuptimësia konstruktive ose ambuiguiteti konstruktiv është elementi që ka karakterizuar këto marrëveshje, metodë kjo për t’iu përshtatur qëndrimit të palëve rreth statusit së Kosovës”.

Sipas raportit të KDI-së, i cili është hartuar bazuar në raportet zyrtare të Qeverisë së Kosovës, marrëveshjet e zbatuara plotësisht janë ato për vulat doganore, marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore dhe për njohjen reciproke të ADR certifikatave.

Pjesërisht të zbatuara janë marrëveshjet mbi kadastrën, për regjistrin civil, për lirinë e lëvizjes, për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal dhe për shpërbërjen e “Mbrojtjes civile”.

Në proces të zbatimit janë marrëveshjet për menaxhimin e integruar të kufirit, për telekomin, për certifikatat e produkteve farmaceutike. Kurse të pazbatuara janë marrëveshjet për pranimin e diplomave universitare, për energjinë, dhe për njohjen e policave të automjeteve.

Ndryshe, në tetor të vitit 2012, procesi i dialogut teknik kaloi në nivelin politik. Negociatat atëbotë u zhvilluan ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nga kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Marrëveshja e parë në kuadër të këtij procesi u arrit ndërmjet dy kryeministrave, në prill të vitit 2013.

Më vonë, procesi u ngrit në negociata në nivel të presidentëve.

Kosovën e përfaqësonte presidenti, Hashim Thaçi ndërsa Serbinë presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Derisa dialogu i Brukselit po zhvillohej, Serbia vazhdoi ta udhëheqë një fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe parandalimin e anëtarësimit të vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Pas shkak të mospranimit të Kosovës në UNESCO, në nëntor të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, duke e kushtëzuar tërheqjen e këtij vendimi me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit serb.

Ky vendim shkaktoi një ngërç në procesin e negociatave, sepse Beogradi zyrtar nuk pranoi të kthehej në Bruksel derisa të shfuqizohet vendimi për tarifat.

Pasardhësi i Haradinajt, Albin Kurti, i cili drejtoi Qeverinë e Kosovës për rreth një muaj e gjysmë, e shfuqizoi vendimin për taksat dhe e zëvendësoi atë me masa të reciprocitetit. Ky vendim nuk gjeti mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, e cila u kërkoi palëve të angazhohen për të krijuar një klimë pozitive për rifillimin e dialogut.

Qeveria e re e Kosovës, e formuar në qershor të këtij viti dhe e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e shfuqizoi vendimin për reciprocitetin në ditët e para të punës së saj, duke deklaruar se kështu u larguan pengesat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rifillimi i dialogut politik dhe paralajmërimi për vazhdimin e dialogut teknik

Dialogu Kosovë –Serbi ka rifilluar më 16 korrik në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Dy tema kryesore në këtë takim ishin persona të pagjetur dhe bashkëpunim ekonomik. Pas këtij takimi, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik lidhur me këto çështje.

Por, në Kosovë jo të gjithë pajtohen se dialogu teknik duhet të vazhdojë.

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, dialogu teknik është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status quo. Pas këtij komenti, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se caku i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Ende nuk dihet se kush është pjesë e ekipit të ri të Kosovës në dialogun me Serbinë në nivelin teknik. /REL/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Ç’lloj takse për shqiptarët? Basha këmbëngul por pa shifra: e sheshta demokrate!

Ç'lloj takse për shqiptarët? Basha këmbëngul por pa shifra: e sheshta demokrate!

Edhe të rinj nën vuajtje nga COVID-19: nuk kanë ethe por këtë simptomë

Edhe të rinj nën vuajtje nga COVID-19: nuk kanë ethe por këtë simptomë

VENDIMI/ Teste serologjike te privati, Ministria e Shëndetësisë: ja pse nevojiten

VENDIMI/ Teste serologjike te privati, Ministria e Shëndetësisë: ja pse nevojiten

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni