Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KUJTESË/ Kur shqiptarët merrnin gomonet nën qeverisjen e Metës dhe “ikjet” që nisën nën Isa Mustafën

by te Sheshi
20/02/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
KUJTESË/ Kur shqiptarët merrnin gomonet nën qeverisjen e Metës dhe “ikjet” që nisën nën Isa Mustafën

Opozita politike, presidenti Meta natyrisht si kolonë e saj, si dhe një pjesë aktorëve publikë anti-Rama, kanë instaluar në narrativën e tyre dhe fenomenin e ikjes, duke e servirur atë si tregues e test real të keqqeverisjes së Ramës. Nuk është aspak e vështirë ta thjeshtosh këtë arsye. Bëhet tak-fak, por me një përtaci tipike mendore, pasi bëhet fjalë për një ndër fenomenet më komplekse e që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Eshtë komplekse pasi përfshihen arsye lokale e globale bashkë, por dhe të natyrës psikologjike, aq sa nuk dallohet dot realja me virtualen, racionalja me irracionalen në arsye.

Le të kujtojmë se ikjet nisën aty ku nuk qeveriste Edi Rama, por në Kosovën e qeverisur nga Isa Mustafa. Kjo ndodhi si tani e 5 vite më parë, krejt beftas; pa asnjë shenjë paralajmëruese, pa asnjë shfaqjeje të ndonjë gjendjeje specifike. Në mënyrë krejt të pashpjegueshme, si të ishte një skemë për të cilën punohej prej kohësh, dhe e cila u aktivizua me një të shypur butonin, në stacionin e autobusëve në Prishtinë u shfaqën mbrëmjeve autobusë që mbusheshin me qytetarë të ndryshëm, familjarisht ose individualisht, duke u nisur drejt Gjermanisë. E gjitha çfarë ndodhte, pasohej nga komente klishe mbi “mungesë punësimi e perspektive”, mbi përgjegjësi politike për çka ndodhte, ndërkohë që ata që iknin ndodhi të linin pas vila e paga të majme. Askush si qasej si një skemë me aktorë okultë, të cilët ishin investuar dhe krijimin e psikozave kolektive me “ikje”, ku në ndihmë u vinin dhe rrjetet sociale, të njohura për ta nxjerrë të keqen nga shtrati e përmbytur dhe ato lëndina të së mirës që funksionojnë në shoqëri. Ishte ky një zhvillim, i cili përputhej dhe me një uri të saposhfaqur të tregut gjerman për krah pune, deri më dje inekzistent.

E ndërsa Kosova po vuante nga kjo ikje me natyrë shpopulluese, në Shqipëri kjo nuk ishte fare në rend dite e as si temë dite. Kishte plot zhgënjim nga Rilindja pas afro dy vitesh qeverisjeje, por “ikja” nuk ishte ende axhendë e shqiptarëve. Ajo do shfaqej muaj më vonë, aty nga fundi i nëntorit 2015, kur do jepej lajmi se disa banorëve të Vlorës u ishte thënë se mund të shkonin për punë në Gjermani, e ata, të tunduar, kishin bërë gati plaçkat për t’u nisur me autobusët e një agjencie udhëtimi.

Prej atëherë, ditë pas ditë, javë pas jave e muaj pas muaji, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por dhe në Maqedoni, do niste një valë ikjeje, e cila nxitej nga shumë faktorë e jo domosdoshmërisht nga keqqeverisjet përkatëse. Në Ballkan, e sidomos në botën shqiptare, nuk ka ndodhur që njerëzit të jenë të kënaqur nga qeveritë. Që pas ndryshimeve politike të viteve ’90, ka një narrativë fikse shoqërore ku politika shënjestrohet si djall, nga e cila rrjedhin gjithë të këqijat. Korrupsioni, varfëria, papunësia, mungesa e përspektivës apo e shpresës, kanë qenë gjithashtu pjesë e zakonshme e kësaj narrative. Racionalisht, e vetmja arsye e ikjes shndërruar në psikozë, është ajo ekonomike. Po, ekonomia nuk është ajo e djeshmja, në hapësirën shqiptare e më gjerë. Siç nuk është dhe Gjermania e djeshme, e cila nuk kishte kërkesat e sotme për fuqi punëtore.

Ndërkohë, ia vlen të thuhet se “ikja”, edhe pse fenomen përmanent në të gjithë tranzicionin, nuk ka qenë kurrë “temë dite” si sot.

Le të kujtojmë me këtë rast ikjet në kohën e qeverisjes së Metës, meqë ky i fundit edhe këtë e ka kalë beteje me qeverisjen. Në kohën kur Meta drejtonte vendin si kryeministër, vitet 2000-2001, ikjet me gomone nga bregdeti i Jonit patën kulmin e tyre. Llogaritet që në natë, nga Vlora të niseshin mesatarisht deri në 5 gomone me nga po mesatarisht 10 persona në të. Llogaritë mund të bëhen vetë. Megjithatë, askush nuk e kishte lajm “ikjen”; askush nuk shkruante apo deklaronte se Meta po detyronte shqiptarët që ta braktisnin vendin hipur mbi gomone.

Kjo që po ndodh nuk i përligj shumë dështime të qeverisjes Rama, sidomos ato në rrafshin ekonomik, por “ikjet” nuk shjegohen dot vetëm me të dhe nuk janë ekskluzivitet i tij. Më e pakta, edhe Merkel ka “përgjegjësinë” e vet! /tesheshi.com/     

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Belaja e një grabitësi: kur gjyshi i del “djalë i ri” (video)

Belaja e një grabitësi: kur gjyshi i del "djalë i ri" (video)

Avokatët e Assange, kërkesë te Macron: jepi azil në Francë

Avokatët e Assange, kërkesë te Macron: jepi azil në Francë

Aksion anti-baste në terrin e natës: mbi 180 të ndaluar në qytetet kryesore shqiptare

Aksion anti-baste në terrin e natës: mbi 180 të ndaluar në qytetet kryesore shqiptare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni