Aktori legjendar i Hollivudit, Kirk Douglas, i cili ndërroi jetë në 5 shkurt në 103, vendosi të dhurojë të gjithë trashëgiminë financiare në bamirësi.
Sipas Mirror, Douglas ka dhuruar 60 milion dollarë për bamirësi të ndryshme përmes Fondacionit Douglas.
Djali i tij Michael Douglas, gjithashtu një aktor i njohur, nuk mori asnjë cent. Por nuk do të jetë e vështirë për Michael, duke pasur parasysh se pasuria e tij vlerësohet në 300 milion dollarë, vlerësoi Mirror.
Pasi u tërhoq nga karriera kinematografike, Douglas u përqëndrua në filantropi, punë humanitare dhe në rolin e si Ambasador i Mirësisë në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, të cilin e ka shërbyer që nga viti 1963.
Ai dhe gruaja e tij themeluan Fondacionin Douglas në vitin 1964.
“Një nga institucionet më të mëdha dhe më të vjetra filantropike private në industrinë e argëtimit, Fondacioni është i përkushtuar të ndihmojë ata nuk janë në gjendje të ndihmojnë veten e tyre,” shkruan Fondacioni. /tesheshi.com/