Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kujdesi për fundin e jetës: vdekja është e pashmangshme, por ajo e keqja po

by te Sheshi
17/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Kujdesi për fundin e jetës: vdekja është e pashmangshme, por ajo e keqja po
13
SHARES

Në vitin 1662,  një shitës çikërrimash që kishte talent për numrat, publikoi vlerësimin e parë sasior për vdekjen. John Graunt llogariti rastet e shkaktuara nga “djalli i mbretit”, një sëmundje turbekulare që besohej se shërohej nga prekja e fluturës. Shkaqet e tjera dukeshin misterioze, madje poetike. Në vitin 1632, 15 londinezë “ishin larguar vetë”, 11 kishin vdekur nga “brenga” dhe disa të tjerë kishin rënë në “letargji”.

Libri i Graunt përbën një vështrim në papritshmërinë dhe terrorin nga vdekja përpara mjekësisë moderne. Dhe vdekja vinte herët, po ashtu: deri në shekullin e 20-të njeriu mesatarisht jetonte po aq gjatë sa edhe një shimpaze. Sot, shkenca dhe rritja ekonomike kanë mundësuar që të njeriu të jetojë më gjatë se gjithë mamalët në tokë. Megjithatë, një pasojë e pavënë re e kësaj arritjeje, është shndërrimi i procesit të vdekjes në një përvojë mjekësore.

Si, kur dhe ku vjen vdekja ka ndryshuar përgjatë shekullit të kaluar. Deri në fund të viteve 1990, gjysma e vdekjeve në gjithë botën shkaktoheshin nga sëmundjet kronike; në vitin 2015 kjo pjesë ishte dy të tretat. Pjesa më e madhe e vdekjeve në vendet e pasura pasojnë vite të përkeqësimit të pandryshueshëm të shëndetit. Gati dy të tretat e vdekjeve ndodhin në spitale apo shtëpi përkujdesi për të moshuarit. Vdekja vjen shpesh pas një trajtimi të dëshpëruar. Gati një e treta e amerikanëve që vdesin pas moshës 65 vjeç, i kalojnë tre muajt e fundit të jetës në ndonjë njësi të kujdesit intensiv. Pothuajse një e pesta i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në muajin e tyre të fundit.

Kjo ndërhyrje e zellshme ndaj vdekjes mund të jetë me pasoja të kundërta për të gjithë të përfshirët. Pacientët e sëmurë me kancer të cilët vdesin në spital, është tipike të përjetojnë më shumë dhimbje, stres dhe depresion sesa pacientët e ngjashëm që vdesin në një azil apo në shtëpi. Familjet e tyre kanë më shumë gjasa të debatojnë me doktorët dhe me njëri-tjetrin, të vuajnë nga çrregullime të stresit post-traumatik dhe nga periudha të zgjatura zie.

Çfarë ka rëndësi

Ç’është më e rëndësishmja, këto vdekje të medikalizuara nuk duket se janë ato që dëshirojnë njerëzit. Sondazhet, përfshirë edhe një të tillë të realizuar në katër vende të mëdha nga fondacioni i familjes Kaiser dhe “The Economist”, sugjerojnë se kur vjen koha, njerëzit duan të vdesin në shtëpi. Dhe pak prej tyre, të pyetur sesi shpresojnë t’i kenë ditët e fundit, thonë se e kanë prioritet të jetojnë sa më gjatë që të jetë e mundur. Më shumë sesa kjo, ata dëshirojnë të vdesin pa dhimbje, në paqe dhe të rrethuar nga të dashurit e tyre për të cilët nuk përbëjnë barrë.

Disa vdekje janë në mënyrë të pashmangshme, të mjera. Jo të gjithë janë në gjendje të takojnë gotën me rrezikun nga vdekja ashtu si bëri Anton Çehov. Ajo që njerëzit thonë se do të donin ndërsa janë ende mirë, mund të ndryshojë ndërsa fundi afron (një arsye pse mjekët janë skeptikë për të instruksionet e përfshira në “testamentet jetësore”). Të vdesësh në shtëpi duket më pak tërheqëse pasi gjithë mjetet mjekësore janë në spital. Trajtimi që është i papërballueshëm në imagjinatë mund të duket më pak i tillë kur alternativa është vdekja. Disa pacientë dëshirojnë të luftojnë derisa të mos ketë më shpresë.

Por, shumë shpesh, pacientët marrin trajtime drastike pavarësisht dëshirave të tyre për të vdekur – me parazgjedhje, kur doktorët “bëjnë gjithçka munden”, ashtu si janë trajnuar të bëjnë, pa biseduar për preferencat e njerëzve apo pa u siguruar që ata e kanë kuptuar se cila është prognoza. Vetëm një e treta e pacientëve me kancer fatal pyeten për qëllimet e tyre për fundin e jetës, për shembull, nëse duan të marrin pjesë në ndonjë ngjarje të veçantë si p.sh dasma e ndonjë mbese, edhe nëse kjo do të thotë që duhet të largohen nga spitali dhe vdekje më të shpejtë. Në shumë vende të tjera, kjo pjesë është akoma edhe më e ulët. Pjesa më e madhe e onkologëve, të cilët shohin shumë e shumë pacientë në prag të vdekjes, thonë se nuk u është mësuar kurrë sesi të bisedojnë me ta.

Edhe pse po flitet për të drejtën e njerëzve që të njihen me fatin e tyre dhe të zgjedhin të vdesin kur nuk kanë më shërim, të dhënat tregojnë se njerëzit e zgjedhin këtë opcion, por shumë pak e zbatojnë atë. Për t’u dhënë njerëzve vdekjen që ata thonë se duan, mjekësia duhet të plotësojë disa hapa të thjeshtë.

Mjekësisë i duhet më shumë kujdes paliativ. Kjo degë e nënvlerësuar e mjekësisë menaxhon lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave të tjera si vështirësia në frymëmarrje apo këshillimi për të sëmurët e pashpresë.

Pjesa më e madhe e mjekëve i hyjnë profesionit për të ndihmuar njerëzit ta vonojnë vdekjen, jo të flasin për pashmangshmërinë e saj. Por ata duhet të flasin.

“Diçka e fundit para se shkoj”

Pjesa më e madhe e njerëzve ndjejnë tmerr kur përballen me vdekshmërinë e tyre. Ndërsa vdekja fshihet larg nëpër spitale dhe shtëpitë e përkujdesit, është bërë gjithnjë e më pak familjare dhe më e vështirë të flasësh për të. Politikanët tremben të flasin për kujdesin në fund të jetës pasi mund të akuzohen se po ngrenë “panele vdekjeje”. Por bisedat e hapura dhe të sinqerta me personat që janë në prag të vdekjes duhet të jenë pjesë e mjekësisë moderne, po aq sa edhe dhënia e ilaçeve apo rregullimi i kockave të thyera. Një vdekje më e mirë do të thotë jetë më e mirë, deri në fund.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Miratohet ligji për Prishtinën, Prizreni kryeqytet historik

Miratohet ligji për Prishtinën, Prizreni kryeqytet historik

Rama ironizon bashkëpunëtorin X të PD-së: nëse ky është flamuri i aksionit opozitar…

Rama ironizon bashkëpunëtorin X të PD-së: nëse ky është flamuri i aksionit opozitar…

Qyteti mbi minierë: si kërcënohet nga gropat dhe fundosja (video)

Qyteti mbi minierë: si kërcënohet nga gropat dhe fundosja (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni