Do t’ju vijë si mesazhet e tjera, por ju nuk duhet të klikoni mbi mesazhin që duket se ka ardhur nga një mik. Nëse do ta bëni, do t’iu dalin oferta të ndryshme të markave të famshme.
Mirëpo, e gjithë kjo ka një tjetër qëllim: t’ju marrë të dhënat personale. Përdoruesve u kërkohet të regjistrojnë të dhënat e tyre ku përveç emrit të plotë përfshihet adresa, numri i telefonit etj.
Kështu vjedhja, për ‘organizatorët’ bëhet më e thjeshtë. Përveç qëllimit parësor, këto mesazhe dëmtojnë edhe telefonin me viruset që përmbajnë. /tesheshi.com/