Një adoleshent ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga gazi i deodorantit, të cilin e përdorte për të larguar erën e keqe të sqetullave
16-vjeçari Thomas Townsend ka përdorur sasi të mëdha aerosoli për të pastruar veten dhe nuk ka preferuar të përdorë dushin. Ky ka qenë përfundimi i policisë dhe ajo që ka konfirmuar më pas e ëma.
“Ai e kalonte përdorimin e një deodoranti në javë. Nuk e dija që kishte kaq shumë kanaçe ë dhomë”,- tha nëna e të ndjerit.
Djali ndërroi jetë më 26 gusht të vitit të shkuar në Red Lodge, Millfield, Folkestone. Trupi i viktimës u gjet jashtë dhomës së tij rreth orës 18:30. Ndihma e parë mjekësore iu dha por i riu nuk arriti të mbijetonte.
Oficerët e policisë gjetën 42 deodorantë që përmbanin aerosol të përdorur në dhomën e tij. Një pjesë e madhe e tyre ishin të zbrazëta.
Nëna e tij, Sally Townsend tha: “Ai nuk preferonte të bënte dush por përdorte shumë deodorantë, në mënyrë që të mos mbante erë të keqe. Harxhonte më shumë se një deodorant në javë. Nuk e dija që kishte kaq shumë kanaçe të zbrazëta në dhomë”.
Me sa duket, djali spruconte deodorantin në të gjithë trupin e tij dhe si pasojë, gazi që ndodhej në brendësi të kanaçes ka arritur të helmojë djalin e ri./tesheshi.com/