Karikimi i celularit gjatë natës është pjesë e rutinës për secilin nga ne.
Të gjithë përdoruesit e celularëve mendojnë se është mënyra më e mirë për të realizuar me sukses këtë proces, pasi ditën është e vështirë që ta lësh për një kohë të gjatë pa përdorur telefonin.
Por a e keni menduar ndonjëherë rrezikun që mund të sjellë një fakt i tillë?!
Duhet që të bëni kujdes me këtë fakt pasi duke qëndruar për një kohë të gjatë në prizë, telefoni juaj rrit rrezikun e zjarrit.
Një tjetër element i dëmshëm për telefonin tuaj është dhe fakti se mund të prishet më shpejt bateria e tij.
Pra, nëse doni të shijoni telefonin tuaj për një kohë të gjatë, rekomandohet të mos karikohet gjatë natës./tesheshi.com/