Ndonjëherë mjafton edhe një moment i vetëm shpërqendrimi për t’i marrë jetën një personi, apo më keq akoma, për t’ia shkatërruar gjithë jetën një njeriu dhe familjarëve të tij. Është pikërisht ky mesazhi që jepet në këtë video të shkurtër tre minutëshe që shikoni më poshtë.
Bëhet fjalë për një mesazh sensibilizues që e jep një nënë dhe vajza e saj, e cila në moshë fare të re u dëmtua për shkak të pakujdesisë. Vajza mori një mesazh në celular nga e ëma ndërsa ishte duke vozitur dhe humbi kontrollin e automjetit, duke përfunduar kështu, siç e shikoni edhe ju.
Bëni kujdes! Mos i dërgoni mesazh një personi që është duke vozitur automjetin, ose, edhe nëse ju jeni duke vozitur dhe ju vjen një mesazh, mos e hapni atë, pa e ndalur më parë automjetin./tesheshi.com/