Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kujdes Kosovë (veçanërisht Malishevë): Po vjen koha e “serbit” me emrin rriqra

by te Sheshi
03/04/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Kujdes Kosovë (veçanërisht Malishevë): Po vjen koha e “serbit” me emrin rriqra

Nga Donat Maloku

Sëmundja “Crime Congo”, ose ethet hemorragjike të rriqrave, që shkaktohet kryesisht nga pickimi i rriqrave, ka marrë shumë jetë në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Edhe pse janë bërë fushata vetëdijësuese, janë spërkatur zonat problematike në komuna të ndryshme, rriqrat çdo vit kanë shkaktuat viktima.

Jemi në muajin mars, kohë kur fillon edhe të dalin në shesh krijesat e imta të cilat trajtohen si parazite, pra rriqrat, të cilat bëhen ‘armiq’ të qytetarëve deri në muajin nëntor. Komuna më e prekur nga kjo sëmundje është Malisheva, e cila që nga paslufta është përballur në vazhdimësi me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Stinës së pranverës i gëzohen të gjithë qytetarët, por kjo nuk mund të thuhet  n për malishevasit, të cilëte presin me ankth për shkak të shfaqjes së rriqrave dhe rrezikut të humbjes së jetës prej tyre. Shqetësues është fakti se deri më tani janë paraqitur dy raste të thumbimit nga rriqrat në këtë komunë, që jep sinjal se kujdesi duhet të jetë në nivel të lartë.

Malishevasit shpresojnë që të ndërmerren masa, si në nivel lokal po ashtu qendror,që asnjë banor  të mos e pësojë me jetë.

Altin Paçqarizi, një i ri nga fshati Dragobil i Malishevës, ka treguar për portalin tonë për rrezikun që ndjejnë në kohën kur nisin të shfaqën rriqrat dhe hapat mbrojtës që ndërmarrin. “I veshim çizmet e çorapet, mundohemi të mbulohemi më mirë…edhe pse më mirë nganjëherë me veshë tesha të shkurtra se po i shohim më lehtë rriqrat”, ka deklaruar Altini, në fshatin e të cilin vite më parë rriqrat marrë jo pak jetë.

Skënderi, një banor në moshë nga fshati Gurbardh i cili nuk dëshiroi që të identifikohet plotësisht, tha për portalin “tesheshi”, se është i lumtur që vitin e kaluar nuk është shënuar asnjë viktimë në komunën e tyre. Ai i bën apel që të ndërmerren të gjitha hapat sikur edhe vitin  e kaluar, në mënyrë që të parandalojnë me sukses rrezikimin e jetës së banorëve. “Banorët  e komunës sonë, çdo vit frikësohen pasi po u rrezikohet jeta nga rriqrat. Fatmirësisht vitin e kaluar nuk kishte asnjë viktimë. Komuna duhet të punojë si vitin e kaluar”.

Shqetësimi i Skënderit …

“Fëmijët edhe kur luajnë në fusha ,mendjen e kemi tek ta se mos po na thërrasin se i është kapur ndonjë rriqër. As në oborr nuk po guxojmë të dalim lirshëm. Por, edhe banorët duhet të jetë të kujdesshëm dhe për rast të drejtohen sa më parë në shtëpinë e shëndetit që e kanë më afër. Shqetësimi im është që mos po e ka ndonjë fëmijë fatin e njëjtë me fëmijët tjerë që vdiqën nga thumbimi i rriqrave vitet e kaluara. Do Zoti as këtë vit nuk shënohet asnjë vdekje”, ka thënë ky banor i shqetësuar.

Faik Krasniqi nga Drenoci i Malishevës, i cili vitin e kaluar ishte pickuar nga rriqrat ka treguar për portalin ‘tesheshi’ se e pret me shqetësim stinën e pranverës për faktin se nuk janë të lirë të rrijnë as në oborrin e tyre. “Vitin e kaluar më ka pickuar rriqni në oborrin tim. Menjëherë kam shkuar te mjeku ku edhe ma ka hequr rriqrën dhe më pas jam kthyer në shtëpi. Pasi që më ndodhi kjo gjë, kam pasur kujdes të shtuar pasi jam frikësuar që po më ndodh prapë. Ne kemi bagëti dhe ndoshta edhe për këtë arsye numri i rriqrave është më i madh. Frikësohem se jo vetëm unë, por edhe ndonjë i afërm i imi mund të pësojë nga kjo sëmundje që është shndërruar në një ankth të vërtetë për të gjithë banorët e fshatrave të Malishevës”, ka thënë Krasniqi.

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë një bisede që ka zhvilluar me banorët e fshatrave Maxharrë dhe Astrazup, ka njoftuar për masat e komunës në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike ‘krime kongo’ që vijnë nga thumbimi i rriqrave.

Malisheva, me viktima më së shumti nga rriqrat

18 persona kanë vdekur prej vitit 2002 deri më 2013 vetëm në Malishevë. Fatmirësisht, në vitin 2014-të nuk është shënuar asnjë viktimë në këtë komunë nga pickimi i rriqrave.

Portali ‘teshehi.com’ ka kontaktuar Komunën e Malishevës dhe ka marrë  më pas këtë prononcim lidhur me masat:

“Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe Këshillin Ndërministror në kuadër të Qeverisë së vendit, zbatojmë në përpikëri strategjinë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Masat në nivelin lokal, janë edhe jashtë përgjegjësisë së ligjore për trajtimin e kësaj endemie, me qëllimin e vetëm, mbrojtje e jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe si rrjedhojë, ne bëjmë fushata vetëdijesimi, në çdo fshat dhe në çdo shkollë, në mediet lokale dhe të tjera. Pastaj brenda mundësive tona, bëjmë fushata të dezinsektimit kundër rriqrave, pasi rriqra është bartëse e virusit. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare bën trajtimin e parë të të prekurve nga rriqrat, ku përfshihet heqja e rriqrave, analizat fillestare dhe mbikëqyrje të vazhdueshme për rastet kur janë të thumbuar nga rriqrat. Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë edhe spërkatje masive nga ajri, në tërë territorin e Komunës së Malishevës (spërkatja nga ajri, është financuar tërësisht nga buxheti komunal”, është përgjigja e Komunës dhënë për portalin ‘tesheshi.com’.

Çfarë janë rriqrat

Rriqrat janë krijesa të imta të cilat quhen parazitë. Ato ushqehen me gjakun e shumë kafshëve, nganjëherë edhe të njeriut. Rriqrat nuk kane krahë për të fluturuar, gjithashtu nuk mund të kërcejnë por ato udhëtojnë me këmbë apo transportohen nga kafshët ose shpezët.

Koha kur paraqiten rriqrat

Sezoni i rriqrave zgjat nga pranvera (mars) deri në vjeshtë (tetor/nëntor). Rriqrat janë prezent në 50% e territorit të Republikës së Kosovës në një lartësi mbidetare prej 334m -634m, jetojnë në pyje drurësh gjethorë, në shkurre deri në një lartësi maksimale prej 1,5 m mbi tokë si dhe në bari të lartë, ato presin gjahun e tyre ku duke kaluar pranë njeriu mund t`i merr me vete ku mund të pickohet nga to.

Kur nisi kjo flamë

Problemi me pickimin e rriqrave në Kosovë ishte shfaqur për herë të parë në vitin 1954 në Nishor të Komunës së Suharekës, kur për pasojë vdiqën  8 persona në një familje.

Parandalimi dhe masat mbrojtëse

11115783_757983477641797_7135316310041322110_n

Rroba që mbulojnë mirë (pantallona dhe mëngë të gjata). Mundësisht të shmangen shkurret dhe bari i lartë. Pas kalimit në pyll dhe shkurre, të kontrollohet trupi me kujdes të mos ketë rriqra, tek fëmijët të kontrollohet dhe lëkura e kokës (detyra e prindërve).

Pickimet e rriqrave nuk shkaktojnë dhimbje dhe shpesh herë i shpëtojnë syrit. Në rast të gjetjes së një rriqre të kapet ajo me një piskatore sa më pranë lëkurës dhe të tërhiqet drejt, të desinfek-tohet lëkura. Lëkura të mos lyhet me vaj, kollë ose vazelinë.   Vendi i pickimit të shënjohet me diçka, duke shënuar dhe datën e pickimit./tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Analizë/ Trendi rritës i besimeve fetare deri në 2050, India do të jetë vendi me më shumë besimtarë myslimanë

Analizë/ Trendi rritës i besimeve fetare deri në 2050, India do të jetë vendi me më shumë besimtarë myslimanë

INTERVISTË/ Stevo Pendarovski: Ju rrëfej se ç`po ngjet me Maqedoninë, të maqedonasve e shqiptarëve bashkë

INTERVISTË/ Stevo Pendarovski: Ju rrëfej se ç`po ngjet me Maqedoninë, të maqedonasve e shqiptarëve bashkë

Nga Fatlum SADIKU*/ Kapacitetet historike, elitat dhe profilizimi politik (Shqipëria deri më 1945)

Nga Fatlum SADIKU*/ Kapacitetet historike, elitat dhe profilizimi politik (Shqipëria deri më 1945)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni