Pirja e ujit i bën mirë organizmit, por si çdo gjë, edhe konsumi i ujit duhet të jetë i moderuar dhe i kontrolluar. Sasia që duhet të konsumojmë çdo ditë është 1.5 deri në 2 litra. Pirja në sasi më të mëdha mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.
Në këtë përfundim ka dalë Aaron Carroll, docent i pediatrisë në Indiana University School of Medicine. Mjeku ka konfirmuar në New York Times se : “Është e vërtetë që disa studime kanë treguar për përfitimet në shëndet, por konsumi i tepërt ka rreziqet e tij”.
Uji, në fakt, ndodhet edhe në brendësi të shumë ushqimeve dhe konsumi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. “Është tashmë e ditur dhe ka prova shkencore për dobitë e tij në organizëm, por pirja e tepërt mund të ulë nivelin e sodës dhe të shkaktohen ndotje kontaminale në organizëm”, – thotë mjeku. /tesheshi.com/