Shkundja e bebes mund të shkaktojë dëme neurologjike, madje në disa raste edhe vdekjen. Për këtë Terre des Hommes ka nisur një fushatë me sloganin “Ledhatoje, mos e shkund!” Ndryshe “shaken baby syndrome”, vetëm në Shtet e Bashkuara ka prekur rreth 50 mijë foshnje në vit ndërsa në Itali 3 në dhjetë fëmijë nën moshën një vjeç.
Nuk është sëmundje, por një veprim fatal. Në muajt e parë foshnjat mezi e mbajnë kokën e tyre dhe nëse shkunden atëherë mund të pësojnë një traumë nervore, hemorragji, shurdhim apo problem të tjera psikike. /tesheshi.com/