Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti paralajmëroi nisjen e protestave kundër presidentit Thaçi, nëse, siç tha ai, kreu i shtetit vijon të ushqejë idenë e dialogut, duke e shoqëruar me tezën e këmbimit të territoreve.
“Nuk ka kuptim dialogu përderisa dërgohen ftesa nga gjykata speciale për ushtarët e UÇK-së. Edhe gjykata edhe negociata nuk shkon. Nuk guxojmë të gabojmë duhet të nxjerrim mësime nga gabimet e dialogut 6vjeçar”, deklaroi Kurti.
“Protesta e 29 shtatorit ka qenë masive por ajo do të jetë e vogël krahasuar me protestat e ardhshme nëse nuk ndalet ky president”, ka shtuar kreu i VV-së. /tesheshi.com/