Kreu i Vetëvndosjes, Albin Kurti, ka bërë një lëvizje të pazakonte duke u takuar me ish-kryemnistrin Berisha, e diskutuar me të mbi tezën Thaçi për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti, një politikan me tipare të majta, sulmuar nga e djathta shqiptare, e më saktë PD pikërisht mbi llojin e aksionit politik që ndërmerr, si me tipare marksiste, ka lëvizur drejt Berishës për t’ju kundërvënë Thaçit.
Dhe ja rezultati në deklarimin e ish-liderit demokrat: “…dua t’i informoj qytetarët e Kosovës, se kjo idea e kufijve që serviret si ide shqiptare dhe me një dhimbshuri të madhë par Preshëvën, është absolutist falsitet.
Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare por dhe Prishtina zyrtare. Ndërsa tani na u gdhi si një ide shqiptare. Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet t’a mbështesi.
Unë mbështes plotësisht qëndrimin e opozitës së Kosovës, shumë i drejtë, dhe ky qëndrim në vlerësimin tim i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në tërësi”, deklaroi ndër të tjera Berisha, pas një takimi me Abin Kurtin. Në këtë mënyrë, ky i fundit po rifaktorizon Berishën në çështjen më të mprehtë të ditës, ndryshimin e kufijve. /tesheshi.com/