Kryeministri Rama publikoi pamje vërtet tërheqëse nga bjeshkët e Kukësit, ndër më piktoresket në Shqipëri, me kuaj që vrapojnë rrëpirave të buta.
“…Dhe me këtë ekstra energji nga Kukësi, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan ai.
Imazhet e kuajve që vrapojnë të sjellin në kujtesë ato nga filmi “Pylli i Lirisë”, xhiruar në pyllin e Divjakës dhe Karavasta, me personazh kryesor Vlashin.
Te kuajt e Kukësit mungon pikërisht një Vlash nga Lushnja që i ndjek ata. /tesheshi.com/